E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokuan rrugën Pogradec-Korçë, arrestohen 4 persona

Policia e Korçës ka arrestuar katër persona pasi kanë bllokuar rrugën në mënyrë të paligjshme.
Në një deklaratë për shtyp policia e Korçës thekson se janë arrestuar shtetasit Seladin Mekolli, Detar Lipo, K.Tanellari dhe Agim Turuku pasi akuzohen për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policië së rendit.
"Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi në dt 12.05.2010 rreth orës 13:15 në aksin rrugor Pogradec-Korcë në vendin e quajtur Ura e Cërravës këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë bllokuar për një periudhë prej disa minutash këtë aks rrugor duke penguar lëvizjen e mjeteve të transportit dhe më pas nuk i janë bindur urdhërit të policisë së rendit për tu larguar nga rruga" thuhet më tej në deklaratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›