Miratohet në parim marrëveshja për dërgimin e trupave të Forcave të Armatosura në Gaza

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua në parim, marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Bordit të Paqes, në lidhje me pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
Vendimi u mor me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe në mbështetje të Kushtetutës, ligjeve për marrëveshjet ndërkombëtare dhe dërgimin e Forcave të Armatosura jashtë vendit, si dhe akteve ligjore për anëtarësimin e Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes dhe pjesëmarrjen në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë.
/m.q/r.e/a.f/