“Moment historik”, Rama thirrje shqiptarëve: Lini mënjanë ndasitë politike, më 11 maj ta bëjmë Shqipërinë yllin e ri në flamurin e BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një tjetër mesazh për qytetarët shqiptarë, një ditë para takimit me bashkëatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Përmes rubrikës “ǒkemi”, Rama thekson se për herë të parë Shqipëria ëhstë shumë pranë anëtarësimit me të drejta të ploat në familjen e madhe europiane.
Ai ju bën thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të bëhen bashkë dorë për dore në 11 maj për t’i dhënë mundësinë Shqiëprisë që të jetë një tjetër yll i shtuar në flamurin e BE.
Sipas tij ky është momenti që nuk duhet humbur.
“Kjo është koha ku për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është kaq reale. Për herë të parë yjet tanë dhe yjet e Europës janë në vit të drejtë. Kanë rënë dakord me planet e anëtarësimit deri në vitin 2027-të. Shpejtësia me të cilën ne po ecim në hapjen e negociatave është më e shpejta. Edhe BE ëhstë shumë e interesuar të an fusë në shtëpinë e tyre. Ky është shansi, ky ëhstë momenti historik, duke i dhënë fund poshtërimeve dhe nëpërkëmbjeve të pafundme. Kjo është ngritja e dytë e flamurit kombëtar pas 1912-të. Kjo është shpallja e Shqipërisë shtet anëtar i barabartë i familjes së bashkuar europiane. Kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi i të gjithë fëmijëve të shqipes. Prandaj të gjithë shqiptarët atyre të Greqisë dhe të Europës u them të harrojnë të gjitha historitë dhe ndasitë e të kapemi dorëpërdore e të bëhemi ylli i ri në flamurin e Europës së Bashkuar, duke u bërë në 11 maj fuqia e papërmbajtëshme e ëndrrës Europiane e shqipes dykrenare, të tjerat pastaj m’i lini mua. Shumë shpejt dita që e kemi ëndërruar me shekuij për të qnë pjesë e asaj familjeje do të jetë dita jonë, dia e Shqipërisë në BE”, tha Rama.