E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moment historik për Shqipërinë, cili është grup-kapitulli i parë i negociatave me BE-në

Këtë të martë, 15 tetor, në Luksemburg, do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare e cila shënon një moment historik për Shqipërinë, pasi do të hapen negociatat për grup kapitullin e parë.

Ai është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.

Grup kapitulli i parë, quhet ndryshe si ‘bazat’.

Kryeministri Edi Rama ndodhet i pranishëm në Luksemburg, mes të tjerëve zyrtarë të lartë të BE-së. Ai theksoi se Shqipëria do të arrijë objektivin e saj për anëtarësim në BE, ndonëse shumë rrugë dhe sfida e presin para.

GRUP-KAPITULLI I PARË

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike

-Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Prokurimi publik

-Statistikat

-Kontrolli financiar

Ky grup kapitull që hapet i pari, pritet të mbyllet në fund të procesit të integrimit.

Progresi dhe ecuria e realizmit të objektivave në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014.

BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›