E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Prioritet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”, ministri i Jashtëm hungarez: Kryeministri dhe Shqipëria kanë bërë punë të mrekullueshme

Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg nga ku deklaroi se vendi ynë do të jetë gati për në BE brenda vitit 2030.

Takimi i sotëm do të drejtohet nga kreu i qeverisë Rama dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së.

Ministri hungarez në një dalje për mediat para nisjes së takimit theksoi se krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria dhe kabineti shqiptar në rrugën drejt integrimit.

“Ajo çka kemi vënë në krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, me zhvillimet paqësore në situatën e tyre. Kështu që do të ishim vërtet të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. Kjo është dhe falë kryeministrit dhe kabinetit të tij sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Péter Szijjártó.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›