E Hënë, 2 Nëntor 2026

Momente tmerri gjatë uljes së avionit në Kanada, njëri nga krahët mori flakë (VIDEO)

Pasagjerët e Air Canada përjetuan momente tmerri kur zbarkuan në aeroportin Halifax në orët e para të së dielës.

Siç shihet në videot e postuara nga pasagjerët në rrjetet sociale, njëri nga krahët mori flakë për shkak të fërkimit të tij me pistën pasi kishte një mosfunksionim në sistemin e avionit.

WATCH: Air Canada flight lands with broken landing gear at Halifax airport. Only minor injuries pic.twitter.com/k6dWYMlibR

— BNO News (@BNONews) December 29, 2024

“Aeroplani u përkul rreth 20 gradë në të majtë dhe pasi ndodhi kjo, ne dëgjuam një zhurmë të madhe ndërsa krahu filloi të fërkohej me pistën”, i tha CBC Neës pasagjerja e fluturimit 2259, Nicky Valentine.

“Aeroplani po dridhej shumë dhe ne pamë zjarr në anën e majtë dhe tym në dritare”, shtoi ajo.

Pasagjerët e avionit janë evakuuar në gjendje të mirë dhe nuk ka informacione për persona të lënduar./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›