Momentet e fundit te skenes makabre kur i helmuar po jepte shpirt Ismail Qemali
Per here te pare zbardhet ngjarja e tmerrshme e 24 janarit 1919 kur u helmua simboli i shtetit shqiptar. Cilat ishin fjalet e fundit te tij per pabesine e Kryeministrit italian te shqiptuara nen buzet qe shkumezonin para gazetareve te Peruxhas
Ndihej i mashtruar nga Kryeministri italian i cili i kishte kthyer pergjigje se e priste ne takim
Historia e fundit te jetes se Ismail Qemalit
Ishte janari i vitit 1919. Diplomati i shquar shqiptar Ismail Qemali ate muaj mbushte plot 75 vjec. Ne ate periudhe ai kishte angazhimin me te madh diplomatik qe mund te kishte pasur ndonjehere ne vitet e tij te fundit. Pikerisht ne Paris me pjesemarrjen e perfaqesuesve te shume vendeve te botes zhvillonte punimet konferenca e madhe nderkombetare e njohur si Konferenca e Paqes. Ne ate konference me fuqi vendimmarrese do te diskutohej edhe ceshtja e Shqiperise. Kjo do te thoshte qe plakut te pavaresise i duhej te ndermerrte nje angazhim te jashtezakonshem qe per moshen e tij do te thoshte mundim dhe sfilitje. Objekt kryesor i tij ishte levizja diplomatike dhe perpjekja per punimet e Parisit. Per kete gje i duhej patjeter qe se bashku me delegacionin shqiptar te shtonte edhe tre delegate. Ata delegate sipas tij i nevojiteshin qe te bente me te favorshem dhe me prezent problemin e Shqiperise. Per kete qellim vendosi te kerkoje ndihme te fqinji perendimor i vendit te tij Italia e cila per hir te vertetes deri ne ate periudhe kishte qene aleate e rregullt ne mbeshtetje te ceshtjeve diplomatike qe kishin te benin me Shqiperine.
Ne baze te planit te studiuar mire dhe per te realizuar qellimin e tij Ismail Qemali pikerisht ne 15 janar te atij viti 1919 i dergoi nje telegram urgjent Kryeministrit dhe ministrit te Jashtem te Italise. Me ane te atij telegrami ai u kerkoi autoriteteve italiane nje takim te menjehershem duke i parashtruar edhe temen qe do te bisedonte.
Nuk vonoi shume dhe nga brigjet e Italise u kthye menjehere pergjigja. Autoritetet e larta te atij vendi i shkruanin se ishin dakord per takimin e kerkuar dhe se ishin te predispozuar per te kontribuar ne ndihmen diplomatike qe kerkonte ai si diplomat historik i Shqiperise. Ismail Bej Qemalin e prisnin ne Rome. Pas kesaj ai niset per ne Itali. Por sishte e thene qe ajo iniciative e Ismail Qemalit te perfundonte ashtu si u nis. Sapo zbriti ne Peruxha u njoftua se Kryeministri dhe ministri i Jashtem te cilet i kishin bere ftesen nuk ndodheshin brenda vendit por ishin nisur per ne Konferencen e Parisit. Dhimbja e shkaktuar nga ai lajm qe i paperballueshem per moshen e tij 75-vjecare. Pak dite me pas pikerisht me 24 janar 1919 kur ai donte edhe tre dite te mbushte 75 vjec ndersa rrinte me djemte e tij ne nje nga hotelet e Peruxhas pikerisht ne nje konference per shtyp ai del para gazetareve te grumbulluar ne hollin e hotelit. Nuk kaloi shume kur papritmas i fillojne tronditja trupore dhe shkumezimi. Largohet menjehere nga holli por nuk zgjat shume gjen vdekjen e menjehereshme. Pas dy javesh peripecish djemte e tij arriten ta sillnin trupin e pajete me 10 shkurt ne Vlore. Dy dite me vone ne oren 1000 te 12 shkurtit 1919 u be varrimi i jashtezakonshem i diplomatit emri i te cilit do te vendosej ne themelet e shtetit shqiptar.
Safet bej Vlora Ja si ishte Qemali
Bashkekohesi dhe njekohesisht miku i afert i Ismail Qemalit ne doreshkrimet e shumta kushtuar diplomatit te famshem i ben kete pershkrim portretit te tij Ismail Qemali ishte me trup pak me te larte se mesatarja dhe i fuqishem. Nje fytyre plaku simpatik me mjeker e floke te bardhe qe i jepnin autoritet e respekt. Kishte tipare te rregullta e sy te celet. Biseda e tij ishte e kenaqshme dhe e embel. Kur zemerohej nderpriste fjalen pa e ngritur kurre zerin. Nuk fliste kurre keq per asnje. Te gjithe ata qe e njihnin dhe bisedonin me te pa perjashtim kishin pershtypjen e nje burri te mire me shpirt te larte e te urte. Ishte i pajisur me kulture te larte e te gjere. Ishte krenar per vendin e tij. Nuk tregonte asnje interes per pasurine dhe nuk u jepte rendesi parave. Ishte shpirtmadh shume i sjellshem dhe thellesisht demokrat ne sjelljen e tij.
Kur fitoi komunizmi djali i Qemalit u largua nga Shqiperia
Djali i Ismail Qemalit Qazimi te cilin vete i ati e kishte caktuar sekretarin e tij ka qene njerku i komandantit te aviacionit shqiptar Edip Ohrit si dhe i komandantit te Pashalimanit Dashamir Ohrit. Nga keta dy vellezer mesohet se njerku i tyre Qamili djali i Kryeministrit te pare ka qene prezent ne momentin e vdekjes se Ismail Qemalit. Ne kohen qe i ka vdekur i ati ai ka pesuar nje helmim jo te lehte gje qe do ti jepte pasoja gjate gjithe viteve te mevonshme. Qamil Bej Qemali ka jetuar ne shtepine e tij ne rrugen Mine Peza deri ne vitin 1945 kohe kur ne Shqiperi fitoi komunizmi. E vecanta e karakterit te tij ka qene se megjithese nuk e donte komunizmin ne qeverisje serish gjate luftes familja e tij ka qene shume aktive madje shtepia ishte baze e luftes. Sipas tij kete e pranonte vetem se forcat komuniste luftonin kunder pushtuesit keshtu qe pas perfundimit te luftes ai i cili thoshte se dinte se si ndertohej nje sistem komunist u detyrua te largohej perfundimisht jashte atdheut ku dhe ka mbyllur syte.
Sot eshte dita vendimtare per Shqiperine - shkruante Ismail Qemali ne fillim te atij muaji. - Do te ngjallemi ose do te vdesim. Nen zjarrmine e nje patriotizmi te jashtezakonshem qe i kishte mberthyer qenien kishte kohe qe luftonte me te gjitha mundesite dhe format per te ndikuar mbi konkluzionet e konferences per te cilat ai ishte i interesuar qe te ishin sa me afer interesave te bashkekombasve dhe atdheut te tij.
Sa zbriti ne Peruxha te Italise Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane qe e kishin ftuar ishin nisur per ne Paris duke mos e pritur ate sipas njoftimit qe i kishin bere. Ata kishin lene njoftim qe Ismail Qemali te priste derisa ata te ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes.
Me hengren ne bese - bertiti Ismail Qemali sapo zbriti ne Peruxha te Italise.
Pak kohe para se te fillonte konferenca e shtypit Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka me pretekstin se duhet te hante para konferences. Pasi hengri ai hyri ne sallen e rekomanduar ku e prisnin dhjetera gazetare e fotoreportere te ndryshem por menjehere i kaloi nje cehre e verdhe ne fytyre. Nuk vonoi shume ai u ul ne tavoline dhe befasisht ne trup i kaloi nje vale rreqethjeje. Ndersa nisi te belbezonte me veshtiresi filloi te dridhej.
Pas vdekjes se tij cuditerisht ne mbare kancelarite diplomatike te botes pati nje sensibilizim te vecante. Per vete jehonen e madhe qe pati vdekja e tij pala italiane me justifikimin qe ai kishte vdekur ne vendin e tyre donte ti bente nderimet qe meritonte nje diplomat i atij rangu. Ata vendosen qe trupin e tij ta balsamosnin.
HISTORIA E VDEKJES
Ka qene ora 1020 minuta e dates 24 janar te 1919-s kur Ismail Qemali donte vetem tri dite te mbushte plot 75 vjec doli para gazetareve ne nje konference per shtyp te organizuar ne nje sallon hoteli ne Peruxha. Hyrja e tij ne sallen e mbushur me mbi 100 gazetare dhe fotoreportere i befasoi te gjithe te pranishmit qe kishin mbi dy ore qe prisnin diplomatin e njohur te Shqiperise. Ndersa ecte per tu ulur ne tavolinen ne krye te salles ne fytyre i fashitet nje cehre e verdhe qe sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shume minuta dhe disa te dridhura i mberthyen trupin. Askush nuk po pipetinte vetem plaku mjekerbardhe qe megjithese ne gjendjen qe po kalonte gjeti forca per te folur. Nga goja i dolen vetem pak fjale dhe dukej qarte qe ai po mundohej ti lidhte me njera-tjetren. Ne ate cast kerkoi ndihme nga i biri Qamili te cilin e mbante prane vetes si sekretar. I kerkon qe te shkoje ne tualet. I biri duke e kapur per krahu u kerkoi te falur gazetareve te pranishem dhe mori hapat drejt deres se tualetit. Aty mesohet se sa vuri kemben per tu drejtuar te lavamani filloi te shkumezonte dhe te dridhej me shume. Ajo gjendje nuk zgjati shume. Ne pak caste zemra e tij pushoi se rrahuri. I biri del para gazetareve ku u komunikon lajmin se i ati te cilin para pak castesh e kishin ne tavolinen perballe tashme nuk jetonte me. Ajo situate ishte e rende per te gjithe. Aty dhimbja njerezore i kaloi kufijte.
Situatat qe Ismail Qemali kishte kaluar ato dite ne Peruxha te Italise i kishin shkaktuar nje gjendje te rende psikologjike dhe fizike. Edhe pse ne ate gjendje ai nuk kishte ngurruar te dilte para shtypit. Ai donte te denonconte kreret e diplomacise italiane ne ate kohe kur ne Paris diskutohej fati i Shqiperise dhe ata kishin mundur ta hanin ne bese. Megjithate per cudine e tij ajo konference ishte organizuar nga te tjeret. Nuk u mesua asnjehere se kush i kishte thirrur gazetaret. Plakut 75-vjecar i kishin thene se media kishte interes te degjonte nga ai se perse ne ato momente nuk ndodhej ne Konferencen e Paqes ne Paris. E keshilluan qe te hante mire pasi ne ate konference shtypi do ti duhej te fliste gjate. Pikerisht pas ushqimit nuk vonoi shume ai doli ne sallen e takimit dhe ne ate moment jeta e tij filloi te shuhej. Keto jane momentet e fundit te jetes se njeriut qe eshte njohur historikisht si Kryeministri i pare i shtetit shqiptar. Nderkohe qe opinioni eshte njohur me shume hollesi dhe detaje te jetes diplomatike te plakut te mencur mund te jene shume pak ata qe i njohin momentet kur ai ka mbyllur syte. Pikerisht per ato caste redaksia e gazetes standard duke hulumtuar ne shume dokumente dhe doreshkrime te dosjes se Ismail Qemalit ne AQSH dhe duke u mbeshtetur ne deshmite gojore ka arritur te zbardhe historine kur plaku diplomat mbylli syte. Nje deshmi te plote per gazeten ka qene edhe ajo e ish-komandantit te Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit te nendeteseve te Pashalimanit Dashamir Ohrit i cili eshte edhe vellai i Edipit. Keta dy vellezer djalin e Ismail Qemalit Qazimin e kane pasur njerkun e tyre.
Ismail Qemali pritet ne bese nga Kryeministri italian
Me hengren ne bese - bertiti Ismail Qemali sapo zbriti ne Peruxha te Italise. Ai ishte nisur per nje vizite urgjente ne Rome me ftese te autoriteteve me te larta te vendit nga Kryeministri dhe ministri i Jashtem. Kjo kishte ndodhur pas nje kerkese kembengulese te tij nepermjet nje telegrami te nisur per kete qellim. Synimi i diplomatit shqiptar ishte qe te ndihmohej nga perfaqesuesit e Italise te cilet do te nderhynin prane autoriteteve me te larta te Konferences se Paqes qe mbahej ne Paris per te mundesuar qe delegacioni shqiptar te shtohej edhe me tre perfaqesues te tjere. Ndersa Ismail Qemali kishte marre pergjigje se Kryeministri italian i asaj kohe Orlando dhe ministri i Jashtem Sonino e prisnin ne Rome ai pa humbur kohe u nis per te realizuar takimin e kerkuar nga i cili shpresonte te dilte me rezultate pozitive ne favor te Shqiperise. Por befasisht dhe cuditerisht diplomati 75-vjecar nga Shqiperia u perball sapo zbriti ne Peruxha me pergjigje negative Kryeministri dhe ministri i Jashtem kishin shkuar ne Konferencen e Parisit per te cilen interesohej edhe Ismail Qemali. Kjo do te thoshte qe ai jo vetem se nuk do te ndihmohej edhe me tre delegate te tjere por madje as ai vete nuk do te merrte pjesen te.
Diplomati shqiptar u bind menjehere se behej fjale per nje dredhi te paster politike pikerisht nga ata qe ai i kishte konsideruar miq te vendit te tij por qe tashme kishin marre iniciativen per ta izoluar. Tronditja qe pesoi pas marrjes se lajmit te papritur se ishte mashtruar qe ishte thirrur ne Itali ishte e paperballueshme per moshen e tij 75-vjecare prandaj edhe klithma e tij Me hengren ne bese doli shperthyeshem me dhimbje.
Si nisi historia tragjike
Ishte janari i vitit 1919.
Ate muaj ne Paris do te zhvillonte punimet Konferenca e Paqes e cila fatkeqesisht do te hynte fuqishem dhe dhimbshem ne historine e mevonshme te Shqiperise. Aty do te vendosej edhe fati i saj.
Sot eshte dita vendimtare per Shqiperine - shkruante Ismail Qemali ne fillim te atij muaji. - Do te ngjallemi ose do te vdesim. Nen zjarrmine e nje patriotizmi te jashtezakonshem qe i kishte mberthyer qenien kishte kohe qe luftonte me te gjitha mundesite dhe format per te ndikuar mbi konkluzionet e konferences per te cilat ai ishte i interesuar qe te ishin sa me afer interesave te bashkekombasve dhe atdheut te tij. Per te arritur kete qellim ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik Italine e cila duhej te mundesonte qe me delegacionin shqiptar ne konference te shkonin se paku edhe tre apo gjashte delegate me shume. Keta delegate do te ishin nga trojet shqiptare te cilet do te bashkoheshin me ata qe vinin nga Amerika.
Sikur te kisha te holla- vazhdon me tej ne ditarin e tij te atyre diteve Ismail Qemali - do te isha hedhur deri ne Amerike per nje marreveshje te plote me gjithe atdhetaret e atjeshem. Por ne marreveshje me qeverine italiane e quaj te nevojshme te shkoj ne Rome. Prej andej mund te bej nje marreveshje me gjithe shqiptaret e Shqiperise per te vendosur nje aksion kombetar ne nje moment kaq kritik e te rrezikshem qe te mund te perpilojme programin perfundimtar. Nga Italia kerkoj te nxis nisjen nga Shqiperia Veriore Qendrore dhe Jugore te tre ose gjashte delegateve ne menyre qe se bashku me delegatet qe vijne nga Amerika te shkojme ne Paris te gjithe se bashku per ti propozuar konferences kerkesat dhe te drejtat e Shqiptareve.
Qemali i dergon telegram Kryeministrit Orlando
Per synimet qe i kishte vene vetes diplomati shqiptar filloi menjehere per te zbatuar ne menyre konkrete te gjithe programin e paramenduar. Detyra e pare dhe me emergjente ishte takimi i menjehershem i tij me diplomacine e Romes.
Data 19 janar 1919. Kryeministri italian Orlando per pak dite do te nisej drejt Parisit per te marre pjese ne Konferencen e Paqes. Ismail Qemali i dergon nje telegram urgjent te shkruar ne gjuhen frenge. Nje kopje te asaj letre ia dergoi edhe ministrit Sonino. Ja cfare shkruhej ne te
Shkelqesise se tij Orlando Kryetar i Keshillit te Ministrave Rome.
Pervec ndjenjave te mia te admirimit personal me cilesine e perfaqesuesit te idealeve shqiptare realizimit te te cilave u kam kushtuar gjithe jeten time ndiej detyren ti besoj shpresat e mia per lirine e vendit tim ne mbeshtetjen dhe ne mbrojtjen e larte te Italisehellip I lutem shkelqesise Suaj ti marre ne konsiderate serioze keto lutjet e mia duke me transmetuar telegrafisht urdhrat dhe udhezimet tuaja.
. . .
Ajo promemorie e shkruar me aq urgjence nga Ismail Qemali ka arritur ne Rome pikerisht mbremjen e 18 janarit ku nga dokumentet e sotme arkivore vertetohet se eshte regjistruar me 19 janar.
Pas kesaj korrespodence Ismail Qemali ftohet nga ministri i Jashtem ne Rome per te marre pjese ne takimin e kerkuar nga vete ai ku do ti ndodhte edhe tragjedia me e madhe do ti merrej jeta.
Kur shkon ne Peruxha vendoset ne izolim
Sa zbriti ne Peruxha te Italise Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane qe e kishin ftuar ishin nisur per ne Paris duke mos e pritur ate sipas njoftimit qe i kishin bere. Ata kishin lene njoftim qe Ismail Qemali te priste derisa ata te ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Ne kete moment ai kuptoi se flitej per nje izolim te qellimshem qe i qe bere. Kjo mesohet nga rrefimet e djemve te tij. Sapo mesoi lajmin per pabesine menjehere i erdhi nje goditje apoplektike gje qe per moshen e tij ishte shume e rende. Kane qene pikerisht ato momente qe provokuan klithmen e tij te egersuar dhe te papermbajtur Me hengren ne bese Situata ne te cilen ishte vendosur Ismail Qemali beri qe ai jo vetem te mos realizonte planin qe ti shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashte delegate por ne nje kohe qe ne Paris do te hidhej per diskutim edhe ceshtja e Shqiperise ai te mos merrte pjese as vete. Ky fakt per te do te thoshte vdekje e parapergatitur. Gjithsesi ne kushtet qe i ishin krijuar ai u detyrua te vendosej ne hotelin qe i kishin rezervuar.
Pa e kerkuar vete iu organizua nje konference shtypi me gazetaret
Pavaresisht se diplomati shqiptar nuk mundi te shkonte ne Paris loja e parapergatitur mbi te do te ndiqej deri ne fund. Ne nje nga ato dite kur gjithe qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi me 24 janar pikerisht 3 dite para dates 27 kur ai mbushte plot 75 vjec ne Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Nderkombetare me pjesemarrjen e shume shteteve kur shtetet e medha vendosnin fatet e shteteve te vogla Ismail Qemalit iu provokua nje konference shtypi. Ajo iu servir si deshire e gazetareve per te degjuar prononcimet e tij. Ajo konference pavaresisht se nuk ishte kerkuar nga vete ai dukej se ishte edhe ne deshiren e tij sepse ishte momenti qe me shume se kurre ai donte te denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.
Vdes para gazetareve
Pak kohe para se te fillonte konferenca e shtypit Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka me pretekstin se duhet te hante para konferences. Pasi hengri ai hyri ne sallen e rekomanduar ku e prisnin dhjetera gazetare e fotoreportere te ndryshem. Sipas rrefimeve qe djali i Ismail Qemalit Ethemi i ka bere me vone kryetarit te Bashkise se Tiranes Ali Asllanit mesohet se sapo hyri ne salle Qemalit i kaloi nje cehre e verdhe ne fytyre. Nuk vonoi shume ai u ul ne tavoline dhe befasisht ne trup i kaloi nje vale rreqethjeje. Ndersa nisi te belbezoje me veshtiresi filloi te dridhej dhe nderkohe u konstatua se nuk mundte ti lidhte dot fjalet. Pas kesaj situate ai arriti te kerkonte ta shoqeronin per ne banje. Kur arriti aty e mbyti shkuma qe nxirrte nga goja dhe te vjellet. Ne pak caste pulsi i tij pushoi se rrahuri. Ne keto momente gazetareve te mbledhur per konferencen e shtypit ne ate salle iu komunikua fakti qe Ismail Qemali i cili pak caste me pare kishte qene para tyre nuk jetonte me.
Italianet kerkuan te balsamosnin diplomatin shqiptar
Peripeci te tjera ishin planifikuar per trupin e pajete te diplomatit te jashtezakonshem te Shqiperise Ismail Qemali. Pas vdekjes se tij cuditerisht ne mbare kancelarite diplomatike te botes pati nje sensibilizim te vecante. Per vete jehonen e madhe qe pati vdekja e tij pala italiane me justifikimin qe ai kishte vdekur ne vendin e tyre donte ti bente nderimet qe meritonte nje diplomat i atij rangu. Ata vendosen qe trupin e tij ta balsamosnin. Ajo kerkese dhe ai interesim i pales italiane beri qe trupi pa jete i Ismail Qemalit te qendronte plot dy jave ne Peruxha ku ai kishte mbyllur syte.
12 shkurt 1919 trupi pa jete i Qemalit mberrin ne Vlore
Me gjithe perpjekjet e pales italiane dhe shume peripeci te tjera qe dolen pas vdekjes se Ismail Qemalit djemte e tij nuk reshten se u perpjekuri qe babane e tyre ta sillnin ne Vlore e cila e priste me padurim per ta varrosur ne lartesine madheshtore te Kanines. Vdekja e tij ne ate kohe kishte tronditur mbare kombin dhe grupe te shumta shqiptaresh te ardhur nga te gjitha trevat po perqendroheshin ne Vlore per ti bere nderimet e merituara diplomatit te famshem. Se fundmi gjithcka u be realitet. Ishte pikerisht data 12 shkurt i vitit 1919 kur trupi pa jete i Ismail Qemalit i shoqeruar nga tre djemte e tij Ethemi Qazimi dhe Qamili si dhe nga perfaqesuesit e Ministrise se Jashtme italiane mberriti ne portin e vogel te Vlores. Ai ishte transportuar fillimisht me tren dhe se fundmi me anijen e posacme italiane. Sipas bashkekohesve te atyre momenteve sic ishin vete djali i Ismail Qemalit Qazimi apo edhe mikut te tij Safet bej Vlores behet e ditur se hyrja e arkivolit ne Vlore ka qene teper emocionuese. Te qarat e njerezve dhe shkrepjet e armeve shkaktuan nje gjendje emocionale te papershkrueshme. Gjithe rruget kodrat dhe cdo gje nxinte nga pjesemarrja e jashtezakonshme ne ate varrim i cili ashtu sic ishte menduar ne ate kohe u be pikerisht ne lartesite dominante te Kanines.
Konkretisht per ato momente ne shenimet e Safet bej Vlores te gjendura ne dosjen e posacme te Ismail Qemalit ne Arkivin Qendror te Shtetit shkruhet
Nese e matim madheshtine e nje personazhi politik me dashurine e popullit te thjeshte duhet te pohojme se asnje nuk i afrohet Ismail Qemal Vlores. Gjate ceremonise se varrimit te tij asnje fshatar dhe asnje qytetar nuk mbeti ne shtepi. Te gjitha faqet e maleve dhe te brigjeve gjate rruges se kortezhit funeral ishin plot me njerez. Qe nje apoteze madheshtore e mbare popullit pa perjashtim ndaj nje tribuni qe i sherbeu vendit te tij deri ne frymen e fundit.