Berisha ministres turke Do ishte me interes te investonit ne bujqesine tone

Kryeministri Sali Berisha duke e falenderuar per mbeshtetjen e qeverise turke ministren e Familjes dhe Politikave Sociale te Turqise Fatma Sahin ka theksuar se do te ishte me interes qe investitoret turq te shtrijne aktivitetet e tyre ne fushen e bujqesise por edhe te turizmit ne Shqiperi duke sjelle ketu eksperiencen e nje vendi me tradita te shkelqyera ne kete fushe. Ndersa Sahin i kushtoi nje rendesi te vecante Protokollit te nenshkruar ne kuader te Komisionit Ekonomik Shqiptaro-Turk midis ministrise qe ajo drejton dhe Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes duke theksuar se ai do te kontribuoje ne rritjen e metejshme te bashkepunimit ekonomik si dhe zgjerimin e fushave te bashkepunimit mes dy vendeve. Gjate takimit Berisha shprehu kenaqesine se gjate viteve te fundit me vullnetin e perbashket marredheniet vecanerisht ne fushen ekonomike kane njohur zhvillime te medha. Ne kete kontekst ai vleresoi faktin se investimet turke ne Shqiperi jane rritur disa here dhe shtrihen ne fusha te ndryshme si ne telekomunikacion ne fushen arsimore ushtarake etj.. Nga ana e saj ministrja Sahin shprehu kenaqesine qe shume biznesmene turq kane hedhur firmat e tyre ne veprat e rendesishme infrastrukturore ne Shqiperi duke ndikuar ne kete menyre edhe ne forcimin e bashkepunimit midis dy vendeve.