E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momenti i sikletshëm i Jennifer Aniston

Aktorja Jennifer Aniston përjetoi një moment të sikletshëm një natë më parë teksa ishte duke darkuar në një restaurant në Los Angelos ku vetëm dy tavolina larg saj ndodhej ish i dashuri, këngëtari John Meyer.

Burime të cilat qëlluan në restaurant i thanë revistës ‘People’ se John ktheu kokën në momentin kur Jennifer u paraqit tek dera.

Ndërkaq, e kundërta ndodhi me Jennifer e cila sipas këtyre burimeve, nuk ktheu kokën as për një moment të vetëm për të parë ish të dashurin.

Në anën tjetër, Meyer ishte i shoqëruar nga një femër e panjohur. Këngëtari ka pak javë që i ka dhënë fund lidhjes me këngëtaren Katy Perry./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›