Soni Malaj jep këshilla për një trup seksi

Soni Malaj është një nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun muzikor. Përveç kesaj ajo shpesh merr komplimente për pamjen e saj. Sikur të mos ishte bërë ndonjëherë nënë, Soni ka një trup për ta pasur zili.
Por e gjitha kjo arrihet falë vendosmërisë dhe vullnetit të saj për tu dukur më bukur.
Këngëtarja 32-vjeçare ka postuar një foto në rrjetin social Facebook ku tregon edhe disa sekrete për të qenë në formë. “Bëni aktivitete fizike të paktën katër herë në javë, hani në çdo tre orë vakte të vogla dhe pini tre litra ujë në ditë ”, shkruan Soni nën foton, ku shihet duke bërë stërvitje në palestër.
Së fundi Soni po merret me aktivitetet e saj muzikore ku do të performojë në qytete të ndryshme jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj./Indeksonline/