E Diel, 1 Nëntor 2026

Momenti kur fotografin e kafshon gjarpri vdekjeprurës

Ky është momenti kur një gjarpër kafshon një fotograf të jetës së egër, i cili as nuk e kupton një gjë të tillë deri në momentin kur sheh fotografinë.

Mark Laita po realizonte foto të gjarprit për projektin e tij të quajtur Serpentine.

E vetmja arsye pse ai i mbijetoi këtij sulmi ishte sepse ishte një kafshim i thatë, pa injektim helmi.

Një kafshim me helm nga gjarpri mamba e zezë është fatal në 100 përqind të rasteve.

Laita po realizon një projekt me foto të gjarpërinjve të ndryshëm. Këto specie janë në zhdukje të shpejtë në mbarë botën.

Mamba e zezë, që kafshoi fotografin, është gjarpri më i gjatë helmues në Afrikë. Ai shkon deri në tre metra.

Po ashtu është një gjarpër shumë i shpejtë dhe zvarritet me 20 kilometra në orë. Është shumë agresiv dhe vret edhe elefantët nëse i kafshon.

Përveç njerëzve, nuk ka asnjë krijesë tjetër që mund ti kapë ose sulmojë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›