E Diel, 1 Nëntor 2026

Monako Falcao 27 apo 29 vjec

Një debat i bujshëm ka nisur te Monako, ekipi i Principatës i sapongjitur në Ligue 1, i cili prek blerjen më të fuqishme në prag të sezonit të ri: Radamel Falcao-n.

Mbi sulmuesin kolumbian, i transferuar nga Atletico Madrid këtë merkato verore, ka dyshime në lidhje me moshën e tij: është 29 vjeç apo 27 vjeç? Sipas medias kolumbiane “Noticias Uno”, sulmuesi i ri i Monakos është më i vjetër nga sa dihej deri tani. Për të demostruar vërtetësinë e dyshimeve të ngritura prej tyre, ata publikojnë edhe një dokument disi të vjetër, që portretizon ish-sulmuesin e Atletico-s, në moshë fëminore. Data e lindjes së tij është e shfaqur qartazi: 10 shkurt 1984. Pritet reagimi i klubit... / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›