E Diel, 1 Nëntor 2026

Tim trofeu i Sassuolo-s Milan mposht Juve-n

Trofeu “Tim” është shoqëruar me një surprizë në edicionin e 13-të të tij. “Triangolarja” verore, që zakonisht është luajtur mes Juves, Interit e Milanit, këtë vit i shkon ekipit të sapongjitur në Serie A.

Skuadra e Di Francesco-s mposht 2-1 Milanit, në ndeshjen e tretë (45-minutëshe secila) falë “dopietës” së Masucci-t dhe grumbullon 4 pikë, kundrejt 3 të Juves dhe 2 të Milanit. Vendos pika e fituar pas eliminimit me penallti të Juventusit (4-3 për Sassuolo), teksa bardhezinjtë zhgënjejnë në të dy sfidat, duke humbur me penallti edhe ndaj Milanit (7-6), falë pritjeve të Abbiati-t kundrejt Lichtsteiner e Padoin. Ky turne sheh të aktivizohen shumë emra të rinj të skuadrave pjesëmarrëse, në një fazë përgatitore para fillimit të sezonit të rregullt të Serie A. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›