E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monarkia ende s’është zbardhur!

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 14:00

Parë në dimensionet e një lirie akademike, por dhe rritjen e interesit në vitet e fundit të studiuesve dhe opinionit të gjerë, për periudhën e Republikës dhe Monarkisë shqiptare si arsye për të krijuar sa më shumë hapësira për studimin e kësaj periudhe, është promovuar përmbledhja me studime “Monarkia shqiptare”, 1928-1939.

Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Historisë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar kanë organizuar një konferencë kushtuar periudhës së monarkisë shqiptare, pasuruar me kontribute të reja ku konteksti i këtij botimi vjen në një ndërgjegje kombëtare për kushtet historike dhe legjitimitetin e kalimit në regjimin monarkik, reformat sociale dhe ekonomike gjatë Monarkisë, krizën në marrëdhëniet shqiptaro-italiane, raportet me irredentizmin dhe minoritetet, përgatitja dhe rrethanat e agresionit italian që solli fundin e Monarkisë Shqiptare, si dhe rezultatet e saj historike.

“Kjo konferencë, materialet e së cilës po i botojmë në këtë vëllim, përveç të tjerash, provoi se shumë çështje të historisë së Monarkisë Shqiptare ende presin të ndriçohen më tej dhe të rishqyrtohen në bazë të metodave shkencore serioze”, ka thënë akademiku Prof. Dr. Beqir Meta.

Disa nga kontribuuesit e kësaj periudhe janë: Bernd Fischer “Zogist Contributions to the Development of an Albanian National Consciousness”; Bajram Xhafa me “Kushtet historike të ngritjes së mbretërisë shqiptare”; Beqir Meta me “Politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës së Monarkisë”; Jason Tomes “The Italo-Albanian Estrangement 1933-35 in its International Context”; Teodor Kareco “Reforma agrare demokratike nga një monark”; Valentina Duka me “Nga presidenca në monarki: çështje të legjitimitetit”; Muharrem Dezhgiu me “Pozita politike e Ahmet Zogut në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore” etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›