E Diel, 1 Nëntor 2026

Monedha zhvleftesohet kurset bien - Po e dergon kryeministri Orban Hungarine drejt falimentimit

Tregjet jane duke reaguar me pasiguri te madhe ndaj krizes politike ne Hungari Monedha kombetare aktualisht po humbet vleren ne menyre dramatike. Ne te njejten kohe shteti duhet te paguaje gjithnje e me shume per kredite sepse po zbehet besimi tek kthimi i sigurte i kredive. Normat e interesit te obligacioneve pese dhe dhjete-vjecare u rriten ne me shume se dhjete per qind. Indeksi standart i burses se Budapestit ra ne menyre te konsiderueshme. Per Hungarine nje situate fatale sepse qeveria ka nevoje se shpejti per shume para per te paguar borxhin e vonuar. Kater vjet me pare vendit i eshte dashur te marre kredi 20 miliarde dollare nga Fondi Monetar Nderkombetar FMN per te shmangur falimentimin. Shlyerja kete vit mund ta rendoje shume Hungarine per shkak te normave te larta te interesit ne qofte se qeveria nuk arrin shpejt te rifitoje besimin e tregjeve. Por nuk duket se eshte keshtu. Ne Budapest qarkullojne teorite e komplotit kunder vendit. Zedhenesi i qeverise Andras Giro-Szasz thote Ngjarjet e fundit ia bejne te qarte qeverise hungareze se ky eshte nje sulm i perqendruar ndaj monedhes se vendit tone. Situata nuk eshte aq e keqe qe te justifikoje nje zhvleresim te tille dhe ta shpjegoje ate. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri Viktor Orban

Por shqetesuese eshte situata politike pas miratimit te nje kushtetute te re shume te diskutueshme. Nga Brukseli por edhe nga Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Nderkombetar nuk reshtin kritikat. Kryeministri Viktor Orban duhet te terheqe menjehere nje ligj qe kufizon pavaresine e Bankes Qendrore. Nese kjo nuk ndodh Hungaria mund te mos marre me para per te mbeshtetur tregjet financiare te cilat reagojne tani me panik. Dy agjencite e vleresimit te riskut kane vene Hungarise ne statusin e rangut te fundit dhe nuk shohin perspektiva m te mira per vendin ne qofte se kriza politike e Orbanit nuk ka permiresim efektiv. Analisti nga Budapesti Zoltan Torok eshte pesimist Sigurisht monedha kombetare forinta dobesohet me tej nga degradimi. Gjithashtu kjo do te vazhdoje te ndikoje negativisht ne tregun e aksioneve. Dhe sigurisht financimi i letrave me vlere te qeverise hungareze i shtetit hungarez behet gjithmone e me i shtrenjte.

Pikerisht per kete Hungaria ka nevoje per para te reja. Por Fondi Monetar Nderkombetar bllokohet akoma per te negociuar zyrtarisht me qeverine per nje kornize te re kredie. Ne fakt me 11 janar ne Uashington do te kete bisedime te tjera por presidentja e FMN-se Christine Lagarde eshte tani e gatshme per sondazhe informale thuhet ne Uashington. Nje date per fillimin e negociatave zyrtare nuk ekziston. Nese kryeministri i Hungarise Orban deshiron te shohe t holla atehere ai do te jete i detyruar te ndryshoje politiken e tij. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Demostrata ne Hungari kunder kryeministrit Viktor Orban

Kunder keshilles se FMN-se dhe Komisionit te BE ai ka miratuar ligje qe kufizojne pavaresine e Bankes Qendrore. Banka Qendrore Evropiane kritikon planet e Orbanit per ta vene Banken Kombetare nen ombrellen e nje autoriteti te ri. Thuhet se ky veprim kercenon pavaresine personale te shefit te Bankes Qendrore. Hapa te tille nuk duhet te zbatohen ne menyre te izoluar por vetem ne konsultim me Banken Qendrore Evropiane. Kryeministri i Hungarise Orban eshte shprehur i gatshem per ndryshime por nese ato jane te mjaftueshme mbetet nje ceshtje e hapur. Sepse ai nuk do te heqe dore nga qellimi i tij i vertete te kete me shume ndikim mbi shefin e Bankes Qendrore Hungareze Andras Simor. Orban kundershton politiken e tij per normat e interesit. Simor i kishte rritur normat e interesit kunder deshires se qeverise. Orban nuk duron kundershtime sidomos ne politiken financiare. Hungaria eshte ne prag te falimentimit dhe megjithate akoma nuk duket se si do te rregullohen financat e shpartalluara te vendit.

Autor Andreas Meyer-Feist/Angjelina Verbica

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›