President Federal me kusht

Doreheqja u evitua po a u rivendos besueshmeria Nepermjet intervistes se tij televizive Christian Wulff u perpoq ti arrije te dyja. E para mund te kete sukses nje here per here. E dyta eshte me e veshtire. Mbeshtetja per presidentin po zhduket. Edhe per kete arsye Presidenti iu drejtua opinionit te gjere ne kohen me te mire te transmetimit. Ai pranoi gabimet. Me qendrimin e tij ne ceshtjen e kredise ai nuk i ka sherbyer postit qe ka telefonatat e tij kercenuese me perfaqesuesit e shtypit ai i deklaroi te papajtueshme me detyren. Ne pika te tjera ai u tregua me pak kritik Keshtu kontaktet e ngushta me perfaqesuesit e biznesit dhe pushimet e tij me shpenzimet e tyre ne kohen si kryeminister ai nuk i sheh si perfitim. Ai kishte nuk ka shkelur asnje ligj. Wulff u paraqit me modesti dhe kerkoi qe sjellja e tij te vleresohet si njerezore. Por ne vete ceshtjen ne deshmite dhe vleresimet kishte pak gjera te reja.
Paqartesi edhe pas intervistes
Edhe pas 20 minutash pyetje ne televizion vazhdon kerkimi i pergjigjeve te qarta A e ka Christian Wulffi formatin per te shmangur demtimin e metejshem te postit Dhe ka ai te njejtat pritje nga posti si qytetaret te cilet ai i perfaqeson si njeriu i pare ne shtet Kjo eshte e dyshimte. Sepse edhe ata qe jane per vazhdimin e detyres se tij me siguri kane pritur me shume autokritike nga nje njeri i cili publikisht deklaron Kush do te beje pjese ne eliten e nje vendi duhet te jete shembull dhe te mbaje pergjegjesi - pa diskutim.
Pa diskutim pas paraqitjes publike te Wulff-it duhet pritur qe ai te permbushe pergjegjesine e vecante te postit me te larte ne shtet edhe si instance morale edhe si shembull. Pallsti Bellevue - selia zyrtare e presidentit - nuk eshte vendi i duhur per nje proces mesimi. Wulff ka thene vete se deshiron te kaloje neper kete proces. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ute Schaeffer kryeredaktore e DW Posti me i larte ne shtet mbahet gjalle nga personi qe e mban ate - nga integriteti dhe besueshmeria e tij. Wulff duhet te vazhdoje te punoje ne kete drejtim. Paraqitja e tij ne media eshte ne rastin me te mire nje hap. Qytetaret ne vend presin me te drejte qe dikush qe publikon librin me titullin Me mire te verteten duhet edhe ta shohe edhe ta jetoje ceshtjen keshtu. Kush e prezanton veten si nje njeri familjar me integritet dhe qytetar duhet edhe te veproje ne kete menyre. Askush nuk duhet ta dinte kete me mire se Christian Wulffi i cili konsiderohet nje profesionist ne politike.
Pak gje ka ndryshuar
Aq me i habitshem eshte vargu i gabimeve te tij. A ka qene ai i guximshem apo naiv qe e informoi publikun vetem pak nga pak mbi praktiken e kredive tij private si bartes i nje funksioni politik Qe ai kercenoi gazetaret dhe u perpoq te pengonte raportimin duke e lene mesazhin ne sekretarine telefonike
shte pikerisht keshtu sic ka thene Wulff-i vete para disa muajsh Kush ben pjese te elita dhe mban pergjegjesi nuk mund te ndahet nga te tjeret dhe te jetoje ne nje bote paralele. Ai edhe pas intervistes mbetet nje president me kusht.
Autore Ute Schaeffer
Redaktoi Auron Dodi