E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i vendit kandidat KE Shqiperia duhet te plotesoje kriteret

Komisioni Europian nuk ka pranuar kerkesen e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. Komisioneri Europian per Zgjerimin Stefan Fyle tha se shqiperia duhet te plotesoje disa kritere per te nisur negociatat. ai vuri theksin tek dialogu politik qe ne opionionin e KE-se ka mbetur ne nje rruge qorre pas zgjedhjeve te korrikut 2009.

Sipas komisionerit Fyle prioritet per Shqiperine mbetet funksionimi i mire I Parlamentit si dhe miratimi i disa ligjeve qe kane mbetur pezull dhe qe kerkojne mazhorance te cilesuar.

Komisioni Europian veren se efektiviteti dhe stabiliteti I institucioneve demokratike nuk eshte i mjaftueshm. Po ashtu vleresohet se institucionet parlamentare dhe procedurat nuk funksionojne si duhet. Si rezultat parlamenti nuk ushtron kontrollin e duhur mbi qeverisjen dhe mbikqyrja ne zhvillimin e legjislacionit eshte e dobet.
Edhe pse legjislacioni eshte ne perputhje me kriteret europiane thuhet me tej ne opinionin e KE administrata vazhdon te mbetet shume e politizuar.

KE precirct miratimin e nje strategjie per reformen gjyqesore e cila eshte pezull per shkak te mosmiratimit te ligjeve kyce si gjykatat administrative dhe organizimi i KLD-se.

Korrupsioni mbetet shqetesim ne shume fusha e sidomos ne drejtesi. Shqiperia duhet te plotesoje kuadrin ligjor ne fushen e luftes kunder korrupsionit dhe te zgjidhe pengesat per hetimin efektiv te gjykatesve ministrave dhe deputeteve t mbrojtur me imunitet veren KE ne opinionin e saj.

BE i ka dhene Malit te Zi statusin e vendit kandidat dhe ka sugjeruar hapjen e bisedimeve me Kosoven per procesin e liberalizimit te vizave. Azhornuar se fundi e marte 09 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›