E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monoritetet: Do bojkotojmë censusin

Vasil Bollano

Në një kohë kur Aleanca Kuqezi ka kohë që kritikon procesin e regjistrimit të popullsisë mbi bazë etni dhe feje pasi sipas tyre do të rritet në mënyrë fiktive për qindja e minoritarëve, vetë minoritet deklarojnë se do të bojkotojnë këtë process me pretendimin se do penalizohen.

Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit e tyre në vendin tonë, Omonia, Aleanca Maqedonase, Shoqata Serbo-Malazeze dhe Shoqata e Vllehëve mbajnë qëndrimin se Censusi ka si qëllim reduktimin e numrit të minoritarëve.

Ne, përfaqësuesit e minoriteteve etnike dhe ato etno-kulturore i drejtohemi anëtarëve tanë që të mos përfshihen në një census që nuk i shërben zgjidhjes së probleme aktuale, por shtimit dhe komplikimit të mëtejshëm të tyre”, tha Vasil Bollano,  kryetar i Omonias.

Një tjetër arsye për bojkotin e këtij procesi që nis me 1 tetor sipas tyre është edhe mos hartimi i pyetësorit në gjuhën e minoriteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›