Arvizu: Pakti i Ramës, hap inkurajues për nisjen e dialogut
Një hap inkurajues drejt dialogut e ka cilësuar ambasadori amerikan paktin me 10 pika që lideri i opozitës i propozoi maxhorancës disa ditë më parë. Duke folur për mediat pas seminarit të organizuar sot nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, ambasadori Arvizu tha se pakti i opozitës është një hap inkurajues për nisjen e dialogut mes palëve.
Gjithashtu, Arvizu u shpreh se për nisjen e dialogut mes palëve, rregullorja e Parlamentit mbetet një ndër temat më të rëndësishme. Duke theksuar se klasa politike në vend ka humbur dy vjet kohë në debate pa rezultat, Arvizu kërkoi përshpejtimin e hapave për bashkëpunim serioz për reformat.