“Thaçi vetëm një shërbëtor që sjell pije freskuese”
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka akuzuar edhe njëherë udhëheqjen e vendit, duke thënë se udhëheqësit e tanishëm janë duke e fundosur Kosovën.
Ai ka folur për Kryeministrin, Hashim Thaçin, të cilin e ka quajtur thjesht një shërbëtor që shërben pije freskuese.
“Nuk mund të them që Kryeministri është një njeri i keq, por është thjesht një shërbëtor që shërben pije freskuese. Kjo qeveri dhe Thaçi janë shërbëtor të EULEX-it, KFOR-it dhe ambasadorit Dell”, theksoi Kurti.
Ai tha se kryeministri është futur në një valle ku nuk mund të largohet më.
“Thaçi ka hyrë në një valle të miliarderëve dhe tani s’mund të dalë. Më herët kur kanë qenë në pyetje milionat ai ka mundur të dalë, mirëpo tash kur janë në pyetje miliardat ai nuk mund të dalë”, ka thënë Kurti në Ktv.
Në këtë valle të miliarderëve siç e ka quajtur Kurti, bëjnë pjesë edhe Trepça, PTK-ja dhe KEK-u
(ar.ku/BalkanWeb)