Montreal pëlqen Xhemajlin

Pasi e transferoi Marco Di Vaion, ekipi amerikan Montreal Impact ia ka mësyrë një tjetër futbollisti nga Serie A. Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Blerim Xhemajli, i cili aktivizohet në Napoli.
Drejtori sportiv i klubit nga MLS, Nick De Santis, thotë se e njeh përfaqësuesin zviceran, të cilin e konsideron si lojtar ideal për ekipin e tij.
“Nëse mund ta zgjidhja një lojtar të Napolit për ta transferuar në Montreal, për ta bërë një mesfushë më të fortë, për mua lojtari ideal do të ishte Xhemajli. E kam pasur mundësinë ta shihja duke luajtur në Torino, disa vite më parë”, ka thënë për të përditshmen italiane Calciomercato.com, De Santis, ish trajner italian, sot drejtor sportiv në Montreal Impact.