E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumente në rrezik

çdokujt, njëherë a mos më shumë i ka takuar që të provojë një kundërvënie ndjesish teksa qëndron para një monumenti kulture. Së pari adhurim, e më tej keqardhje. Adhurim (veshur paksa me misticizëm) për gjithçka që ka arritur të qëndrojë në shekuj e të bëhet dëshmi kulture, motiv për t’u krenuar. Nga ana tjetër janë po këto monumente që reflektojnë ndjeshëm dhe në pak kohë, indiferentizmin e sotëm njerëzor për t’i trashëguar. Në Shqipëri kjo është më se e dukshme. Tranzicioni i shoqërisë tonë ka prekur ndjeshëm këtë trashëgimi materiale. Herë të lëna mënjanë për çështje më madhore (kryesisht politike), e herë të para thjesht si biznese, gjatë këtyre 20 viteve janë jo të pakta kronikat që raportojnë shkatërrime. Në shumë raste të pakthyeshme. Veç kërcënimit të vazhdueshëm që vitet u bëjnë këtyre monumenteve, politikat e mosbëra apo të bëra keq, vazhdojnë të vënë në pikëpyetje shumë nga këto vlera në të gjithë territorin tonë. Specialistët flasin, vënë alarmin e pastaj heshtin para një mungese fondesh e me raste edhe të shpërdorimit të tyre. Ndërkohë, monumentet vazhdojnë të shkatërrohen, e ne vazhdojmë t’i përdorim si motive për të joshur ca të huaj për turizëm. Voskopoja është një nga këto joshje ku vlerat shuhen heshturazi. Ky reportazh në kishat e Voskopojës, është ndalesa e parë e një cikli që synon më së paku të tërheqë vëmendjen për monumentet që rrezikohen.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›