Takimet për turizmin, ministri Xhaferri vizitë në Malin e Zi
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj ka bërë një vizitë në Republikën e Malit të Zi ku ishte i ftuar nga dy homologet e tij Ministri i Turizmit Z. Predrag Neneziç dhe Ministri i Kulturës, Sporteve dhe Mediave Z. Branislav Micunoviç.
Qëllimi i takimit me Ministrin e Turizmit të Malit të Zi, ishte kryesisht prezantimi i një projektdraft marrëveshjeje me qëllimin institucionalizimin e ideve të përbashkëta në shërbim të shkëmbimit të përvojave të ndërsjellta dhe insifikimin e bashkëpunimit për sa i përket zhvillimit të turizmit midis dy vendeve. Në takim, Ministri i Turizmit të Republikës së Malit te Zi, vuri në dukje bukurinë e bregdetit shqiptar si edhe të natyrës, duke theksuar se potenciali dhe resurset që mbart Shqipëria janë shumë të mëdha. Përveç kësaj, ajo që ne kemi të përbashkët - theksoi ai -është se Budva, Kotorri, Butrinti janë trashegimi kulturore në mbrojtjen e UNESCO, prandaj mund të përdoren për të synuar në thithjen e tregut turistik nga Japonia, Amerika dhe Kanadaja.
Ndërsa ministr Xhaferaj, bëri një pasqyrim të hollësishëm të zhvillimit të deritanishëm të turizmit në Shqipëri. Ndërsa në takimin që Ministri Xhaferaj pati me Ministrin e Kulturës, Branislav Micunoviç, në Cetine ku është shpërngulur kjo ministri. Takim ky që vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes të bashkëpunimit midis dy Ministrive respektive, u inicua hartimi i programeve bashkëpunuese midis institucioneve homologe të dy vendeve.