Monumentet, së shpejti aplikohet metoda analitike bërthamore
Në mbrojtje të trashëgimisë kulturore së shpejti në Shqipëri do të aplikohet metoda analitike bërthamore, si në shumë vende të Evropës.
Kjo metodë analitike thjeshtëzon punën e restauruesve të objekteve por gjithashtu me anë të saj mund të gjykohet nëse një vepër është origjinale, mund të datohet se kujt periudhe i përket dhe të përcaktohet qartë prejardhja e saj.
Restauruesi Frederik Stamata përmendi analizat e zbulimeve të para të cilat janë bërë në rrugë kimike.
Ku trajnim ndërkombëtar zhvillohet në kuadër të një projekti të agjensisë rajonale të Energjisë atomike me qëllim mbështetjen dhe ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore në vend.