E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumenti i ri i Pavaresise

Komiteti për 100-vjetorin e Pavarësisë vendosi, jo pa dilema, për monumentin që do të përkujtojë 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Megjithëse është krijim i një autori të huaj, ky monument ka marrë më shumë pikë, si nga juria, edhe nga publiku.

Dilema qëndronte ne faktin, se monumenti eshte modern per sheshet tradicionale qe ofron Tirana, por argumentet e ministrit te Kultures, Aldo Bumçi, ishin bindese, qe Komiteti te zgjidhte dilemen.

"Ne kemi nevojë, për monumente bashkëkohore, estetikë bashkëkohore. Nuk është monumenti i Pavarësisë, është i 100-vjetorit të Pavarësisë. Monumenti i Pavarësisë në Vlorë qëndron me të gjithë vlerat, por ky është i 100-vjetorit. Mendoj qe elementi i ndërveprimit njerëzor, qytetarët që përshkojnë, kanë deklaratën e Qeveria ben projekt per nje monument dhe pastaj thote tani te kerkojme per t'i gjetur nje vend!Injorance e papare.Ky do jete monumenti i pare ne bote, jo per nje ngjarje po per pervjetorin e nje ngjarjeje,nderkohe qe monumentin e ngjarjes e kemi!

Edi Rama
Reagimi ne Twitter Pavarësisë, krijojnë një lidhje. Deklarata është e nevojshme të jetë e prekshme nga qytetarët", tha Bumçi.

Sheshi per monumentin e 100-vjetorit te Pavaresise eshte ende i papercaktuar, por ai pritet te vendoset se shpejti ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes. Nderkohe Komiteti miratoi edhe 3 posterat zyrtare, qe ishin perzgjedhur nga juria ne 3 vendet e para, te cilat do te shoqerojne çdo aktivitet per 100-vjetorin.

Ne mbledhjen e Komitetit, kryeministri Sali Berisha kërkoi te pershpejtohet puna per kthimin ne atdhe te eshtrave te ish-mbretit Ahmet Zogu. Gjithashtu u be e njohur se po ecet perpara me idene e realizimit te projektit për rindërtimin e varrit të Nënës Mbretëreshë, i hedhur në erë pas ardhjes ne pushtet te regjimit komunist. Por kryeministri kerkoi edhe ndertimin e nje Varreze Mbreterore, ku te vendosen eshtrat e Ahmet Zogut.

"Edhe Parlamenti ka një ligj për statusin e Familjes Mbretërore. Ligji është konsensual, të gjitha forcat politike e kanë votuar atë ligj në parlament dhe ne i qëndrojmë. Do të bisedohet me princin dhe mbreti do të vije në Varrezën Mbretërore. Nuk kemi pse hapim as edhe një lloj debati të panevojshëm", tha Berisha.

Pas kesaj mbledhjeje, kryemistri Berisha u nis per nje vizite disaditore ne Shtetet e Bashkuara, ku do te marre pjese ne festimet për 100-vjetorin nga shoqata "Vatra". Por me heret ai do te qendroje ne Washington DC, ku pritet te takohet me zyrtare te larte te Departamentit te Shtetit, përfshirë edhe Sekretaren Amerikane te Shtetit Hillary Clinton.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›