Rama firmos draftin e te vegjelve

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka firmosur sot në mesditë deklaratën
e përgatitur nga grupimi i partive të vogla, i nënshkruar deri tani
vetëm nga blloku i të majtëve.
Në pritje të konfirmimit dhe nga partitë e vogla të djathta, Partia Demokratike ka reaguar duke thënë se Edi Rama, nga dje, sot, ndryshoi qëndrim lidhur me këtë çështje.
Paskal Milo, i Demokracisë Sociale tha pas takimit mes partive të majta se në tryezën që u organizua të hënën, u la për të formuluar një deklaratë propozimesh për t'ia drejtuar Komisionit Parlamentar për reformën Zgjedhore.
"Sot ne jemi marrë pikërisht, duke takuar kryetarët e partive të ndryshme politike, së bashku me bashkëkryetarin e tryezës që organizuam një ditë më parë, zotin Madhi, kemi ndarë detyrat. Unë jam marrë sot duke kontaktuar me kryetarët e partive të opozitës dhe kam arritur që të marr të gjitha nënshkrimet e kryetarëve të partive të opozitës, duke filluar nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe të gjithë partitë që ishin një ditë më parë në tavolinë, që përfaqësonin opozitën. Tani jemi duke pritur ndërkohë që zoti Madhi të marrë edhe ai nënshkrimet nga përfaqësuesit e partive politike të maxhorancës. Ajo që kërkojmë nga ky dokument dhe që besoj se do t'i shkojë shumë shpejt Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore është një çështje shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët qofshin ata që votojnë për spektrin e majtë, qofshin ata që votojnë për spektrin e djathtë", tha Milo.