E Enjte, 5 Nëntor 2026

Monza, sot dita e “pole position”

Radio Televizioni Shqiptar transmeton këtë fundjavë njërin nga eventet më të mëdha të vitit. Çmimi i Madh i Monza-s vjen për publikun shqiptar në dy ditë. Sot në orën 16:00 të apasionuarit pas veturave do të kenë mundësi që të shijojnë “pole position” ndërsa ditën e nesërme (e diel) duke nisur nga ora 15:00 do të mbahet gara në cirkuitin legjendar italian.

Sa i përket parashikimeve mendohet se edhe kjo garë do të shfrytëzohet nga “Red Bull” për të zgjatur serinë e fitoreve radhazi me Max Vedrstappen, i cili duket se ka rrugën e hapur drejt titullit kampion.

Gara në “Tempullin e shpejtësisë” mund të ketë edhe surpriza pasi veturat e “Ferrari”-t mund të shfrytëzojnë për të hedhur pas zhgënjimin e rezultateve të garës në Holandë. Carlos Sainz ka dhënë një sinjal shprese për tifozët e “kokëkuqes” pasi regjistroi kohën më të mirë në Provat e Dyta të Lira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›