E Diel, 1 Nëntor 2026

Moody zhvlereson tre banka franceze

Agjensia e specializuar e vlerësimeve ekonomike, “Moody”, zhvlerësoi tre banka të mëdha franceze, për shkak të borxheve të larta dhe vështirësive në huamarrje në treg.

Agjensia redukton normën e kreditimit të “Moody” të “Credit Agricole” dhe “BNP Paribas” nga AA2 në AA3 dhe “Societe Generale” nga AA3, në A1. Një shkurtim i mëparshëm i “CA” dhe “SG” ishte kryer në shtator.

”Problemet me likuiditetin dhe huatë janë përkëqësuar në mënyrë domethënëse”, shkruante “Moody” në raportin për bankat. “Probabiliteti i ulët që bankat do ta kenë edhe më të vështirë të sigurojnë fonde për marrjen e huave, në krizën aktuale të Eurozonës, e Kriza Financiare"The Economist": Divorci i madh i Europes Gjermani, kriza sjell rënie të eksportevePërçahet Europa, Britania veto kundër traktatit bën edhe më të vështirë kreditimin për këto institucione”.

Në vlerësimin për bankat, “Moody” shkruan gjithashtu se ato do të vazhdojnë të jenë nën monitorim dhe se një zhvlerësim i ri është i mundur, nëse kushtet vazhdojnë të përkeqësohen.

Agjensi si “Moody” dhe “Standard & Poor” janë vendosur më parë në qendër të kritikave të Bashkimit Europian, që ka kërkuar më shumë përgjegjësi në mënyrën se si kryhen zhvlerësimet e institucioneve financiare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›