Shitet për 3 milionë funta

Portreti i një burri tullac ishte gjetur në gusht të vitit 2010, kur ishte dërguar për t’u shitur në shtëpinë e ankandeve Bonhams në Oxford.
Ekspertët patën dyshuar se është vepër e piktorit Diego Rodriguez de Silva y Velazquez dhe e patën dërguar për analiza.
Portreti ishte konfirmuar të jetë i piktorit Velazquez pas ekzaminimit me rreze X.
Kjo është një prej 100 veprave të artistit nga Sevilla, prej të cilave vetëm një pjesë e vogël mbesin në duar private.
Piktura 47 me 39 centimetra e burrit të panjohur në tunikë të zezë dhe jakë të bardhë ishte pjesë e koleksionit të vogël të veprave në pronësi të piktorit britanik të shekullit 19 Matthew Shepperson.
“Zbulimi i këtij thesari të humbur është përvojë që të vie një herë në jetë dhe është jashtë mase ngacmuese të jesh në gjendje ta sjellësh në vëmendjen e botës”, tha Andrew McKenzie, drejtor i Old Master Paintings në Bonhams.
“Ky është portret i cilësisë së shquar, që ka pamjen më të jashtëzakonshme. Të punosh kaq afër me të ka qenë një përvojë e mrekullueshme dhe pjesa më interesante në karrierën time”, shtoi ai.