E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Interi do te rikthehet ne krye te Seria A

Presidenti i Interit, Masimo Morati beson se skuadra e tij mund te rikthehet serish ne krye te Seria A. Edhe pse Roma eshte ngjitur ne krye te kampionatit italian, Morati shpreson se ne javet e mbetura te kampionatit, Interi do te jete ne gjendje qe te marre drejtimin e Seria A, per te fituar titullin e radhes ne Itali. Ekipi i Hoze Murinjos ka nje pike me pak se Roma, pas ndeshjeve te javes se fundit ne Seria A. Verdhekuqte e Klaudio Ranierit arriten qe te triumfonin ndaj Atalantes, me rezultatin 2-1 dhe pas kesaj fitoreje jane ngjitur per here te pare ne krye te kampionatit italian te futbollit. Skuadra e Hoze Murinjos ndodhet pas barazimit 2-2 me ekipin e Parmes, vetem nje pike larg skuadres se Romes. Por Masimo Morati beson se ekipi i drejtuar prej ka shume mundesi qe te fitoje dy trofete ne Itali, Kupen dhe titullin kampion, pervec pjesemarrjes ne kompeticionin prestigjioz te "Champions League". - "Roma meriton qe te jete ne krye te kampionatit, sepse ka luajtur shume mire dhe ka pasur qendrueshmeri te gjate, ne pjesen e dyte te gares," - theksoi Masimo Morati per mediat italiane. - "Kam mendimin se ndeshja finale do te jete percaktuese ne fund per titullin kampion." Me heret, drejtori i Interit, Gabriele Oriali sugjeronte se titulli kampion do te diskutohet mes dy ekipeve, Interit dhe Romes, pas disfates se pesuar nga Katania ne ndeshjen e fundit. Morati nderkohe ka dhene nje tjeter pikepamje kontradiktore me drejtuesit e klubit te tij, duke thene se edhe fqinji, Mialni ndodhet ne gare per te fituar kampionatin."Gara per titull eshte nje duel dyshe? Jo, tre ose kater pike nuk jane shume per te perjashtuar Milanin. Gara mbetet e hapur. Ne duhet te perqendrohemi dhe te bejme gjithcka mire, si deri tani," - perfundoi presidenti zikalter. Interi eshte ekipi i vetem italian qe eshte kualifikuar ne gjysmefinale te Champions, por perballe Barcelones do ta kete te veshtire kualifikimin. Kesisoj, kane nxjerre favorit katalanasit ne Ligen e Kampioneve dhe llogarisin Romen fituese te kampionatit, cka do te thote se zikalterit kane me shume shanse qe te fitojne finalen e Kupes se Italise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›