Ranieri: Titulli ne "duart" e Romes
Trajneri i Romes, pas fitores 2-1 qe skuadra e tij shenoi ndaj Atalantes, mori tre pike dhe u ngjit ne krye te kampionatit. Ranieri, pas ndeshjes se fundit u shpreh se skuadra e drejtuar prej tij do te kete ne duart e veta titullin, ne rast se do te menaxhoje si duhet vendin e pare, ne Seria A. "Nese me pare titulli nuk varej nga ana jone, tani qe jemi ne vend te pare varet nga Roma", - theksoi Ranieri. "Ekipi nuk duhet te gaboje, sepse nje ndeshje mund te na rrezikoje me tej", - perfundoi Klaudio Ranieri.