E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Liga e Kampioneve, ëndrra dhe objektivi i Interit

Presidenti i kampionëve të Italisë, Masimo Morati është shumë optimist për betejën e evenimentit më të madh në Evropë. Morati e mbështet optimizmin e tij tek elementët që përbëjnë skuadrën e drejtuar nga portugezi Hoze Murinjo, në veçanti tek Zllatan Ibrahimoviç.

“Liga e Kampioneve është ëndrra dhe objektivi ynë kryesor. Nuk është e lehtë të fitohet, por skuadra jonë disponon yje, të tillë si Zllatan Ibrahimoviç. Ai është një futbollist i klasit të parë”, deklaron Masimo Morati.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›