Morati: “Manike, çështje orësh”

Milano (Itali)- Interi dhe Atletiko e Madridit janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Nuno Manike, i cili pret të veshë bluzën zikaltër. "Jemi duke e trajtuar rastin dhe jemi shumë afër përfundimit", - pohoi padroni i Interit, Masimo Morati. Trajneri Mancini tha: "Ne i besojmë shumë grupit tonë të lojtarëve, por dëmtimi i Samuel na bëri të kthehemi në merkato".
Albania Sport