E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçarët luftojnë me të ftohtit dhe krizën

SKËNDERBEU- Skuadra korcare po bën të pamundurën për të dalë nga kriza. Sipas zëvendëspresidentit Zoi Mindili do të realizohen 12 blerje të reja. Trajneri Teodor Vaso pohoi se golashënuesi më i mirë i Skëndërbeut, Marius Ngjela, i thirrur së fundi edhe në listën e Antalias, nuk do të lejohet të largohet te Besëlidhja. Po kështu presidenca korcare nuk ka lejuar Cajkun dhe Lartin të largohen. Drejtuesit e klubit bënë të ditur se Mërtiri, Demiraj, Billa, Hyso dhe Imeraj nuk do të luajnë në pjesën tjetër të sezonit për Skëndërbeun. Interesant është një fakt se në Kombëtaren B janë katër ish-lojtarë të Skënderbeut: Dhembi, Osmani, Shkëmbi (të tre të Partizanit) dhe Migen Memelli, i cili luan me Gais në Suedi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›