E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrikelo: Ferrari me kercenoi per parakalimin

Kane kaluar 6 vjet nga ai parakalim dhe Rubens Barrikelo, i cili tashme garon per skuadren Honda, ka vendosur te rrefeje komunikimin me drejtuesit e Ferrarit, 8 xhiro perpara perfundimit te asaj gare.

Ka mbetur ne histori parakalimi qe i ka bere Majkell Shumaker, Rubens Barrikelos ne cmimin e madh te Austrise te vitit 2002. Ne fakt ka qene nje dhurim i fitores nga ana e brazilianit i cili mori urdher nga drejtuesit e skuadres per t’i lene fitoren shokut te skuadres i cili ishte dhe pretendent per titullin.

Kane kaluar 6 vjet nga ai parakalim dhe Rubens Barrikelo, i cili tashme garon per skuadren Honda, ka vendosur te rrefeje komunikimin me drejtuesit e Ferrarit, 8 xhiro perpara perfundimit te asaj gare.

“Isha gjate gjithe gares ne krye dhe perpara Majkellit, por drejtuesit e Ferrarit me thane se ishte e rendesishme per skuadren qe t’i hapja rrugen Shumit dhe t’i dhuroja fitoren. Si fillim nuk u binda por me kalimin e xhirove kjo kerkese filloje te behej me tone me te ashpra, deri kur ne kthesen e parafundit kur po arrija finishin me thane se po te mos i hapja rrugen do te me rishikonin kontraten, pra do te me largonin. Keshtu vendosa qe te ndaloj dhe te zbatoja urdhrin me mire se te largohesha per ne shtepi”, rrefehet Barrikelo, i cili vazhdon te garoje ne Formulen 1 si piloti i Hondas, nderkohe qe Majkell Shumaker u largua nga ky sport ne fund te vitit 2006.

Pas atij parakalimi qe ndodhi ne garen e Austrise mes dy piloteve te Ferrarit, Federata Nderkombetare e Automobilizmit vendosi te ndaloje me rregullore urdhrat e skuadres ndaj piloteve.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›