E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morën peng 42- vjeçarin, arrestohen kushërinjtë

Foto Ilustruese

BERAT- Marrin peng dhe keqtrajtojnë 42- vjeçarin, arrestohen dy autorët. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:00, ndërsa motiv dyshohet të jetë pronësia. Burime të policisë bënë të ditur se është bërë arrestimi i shtetasve, Gjergj Fejzullau, 41vjeç, lindur në fshatin Peshtan të Fierit dhe banues në Tiranë si dhe Hajredin Fejzullai, 43 vjeç, nga fshati Peshtan.

Mësohet se dy kushërinjtë kanë marrë peng bashkëfshatarin e tyre me ineciale Sh. Xh., 42 vjeç, dhe më pas e kanë çuar atë në fshatin Goriçan të komunës Kutalli në Berat, ku dhe e kanë keqtrajtuar.

Një banor i fshatit, pasi ka parë dhunën së largu ka njoftuar policinë. Blutë e Beratit mbërritën në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur edhe lirimin e pengut dhe dërgimin e tij në spital. d.xh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›