E Diel, 1 Nëntor 2026

Mori Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja i shtrin dorën për bashkëpunim Ramës: Nuk më interesojnë ngjyrat politike, dua të mirën e qytetit

Mori Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja i shtrin dorën për

Fisnik Qosja, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kavajë, është shprehur se kryeministrit Rama do t’i kërkonte çfarëdolloj bashkëpunimi, për qytetarët e tij. Sipas Qoses, gjithçka duhet të jetë në të mirë të qytetit.

Kandidati i dyshes Berisha-Meta, u shpall fitues i Bashkisë Kavajë me 11,761 vota ose 51.89%, duke mposhtur kryebashkiakun aktual të Partisë Socialiste, Redjan Krali, i cili mori 10,903 vota ose 48.11%.

"E njëjta klasë politike që ka drejtuar shtetin 32 vite më përpara e njëjta e drejton dhe sot. Ndërkohë Kavaja ka treguar në të dyja rastet se si është e vërteta e si të ecim përpara. Në 30 ditë fushatë e gjithë makineria e pushtetit ishte në Kavajë. Këtë e vuajtën shtabi dhe qytetarëve  Kavajës të cilët e treguan me votë.

Jam krenar se gjatë fushatës kam prezantuar një program më të mirin në 32 vite e do ti përmbahen pikë për pikë atij programi. Unë e di që qytetarët e Kavajës nuk ta falin, nëse s'jam i drejtë pas 4 vitesh marrë atë që mori kundërshtari im.

Unë i kërkoj Edi Ramës bashkëpunim për të mirën e Kavajës. Çfarëdolloj bashkëpunimi që i shërben Kavajës jam i hapur. Nuk më interesojnë ngjyrat politike, je i majtë apo i djathtë, dua çfarëdolloj bashkëpunimi për qytetarët e Kavajës", u shpreh Fisnik Qosja në Ora Neës.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›