Morientes, rrëfim shokues: Rrezikova të vdisja

Fernando Morientes ka parë vdekjen me sy. Ish-sulmuesi i Real Madrid, i cili shënoi 100 gola në karrierën e tij dhe fitoi 3 Champions League me Blancos, tha për programin spanjoll Tiempo de Juego: “Unë u shtrova në spital për disa ditë për shkak të një embolie pulmonare të shkaktuar nga udhëtimet e shumta me avion – tha ai -. U ndjeva i sëmurë pasi bëra disa fluturime. Gjatë njërit prej tyre fillova të kem dhimbje gjoksi, një dhimbje e fortë”.
“Mendova se ishte diçka gastrike dhe nuk doja të shkoja në spital. Por atë natë ndjeva diçka dhe shkova menjëherë te mjeku. Ata filluan të kontrollonin zemrën time dhe nuk panë asgjë derisa evidentuan një problem”.
“Ishte një emboli pulmonare. Është një mpiksje që u formua në gjurin tim për shkak të presionit të tepërt në aeroplan kur ai ishte ende i ulur në pistë. Gjaku im filloi të trashet në ajër dhe u ngrit në mushkëri. Kam kaluar pesë ditë në spital, pothuajse duke vdekur”.
Tani që rreziku ka kaluar, Morientes ka dashur të falënderojë mjekët që e kanë trajtuar, por edhe të sensibilizojë për këtë çështje: “Është e rëndësishme që ata që udhëtojnë disa herë në javë të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe. Ju rekomandoj të merrni vendime më të vetëdijshme dhe të mos udhëtoni gjithmonë si unë…”.