E Diel, 1 Nëntor 2026

Morinë, kapet kosovari i kërkuar në Gjermani

Halil Musa Neziraj nga fshati Kodradiq i rrethit të Pejës është arrestuar rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme në pikën kufitare të Morinës, teksa përpiqej të futej në territorin e Shqipërisë.

Gjatë kontrollit në sistemin TIMS ka rezultuar se personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli gjerman prej muajit maj 2006. Sipas policisë së Kukësit, 37-vjeçari kërkohej nga drejtësia gjermane për “tentativë vrasjeje dhe plagosjeje e rëndë në bashkëpunim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›