E Diel, 1 Nëntor 2026

Morti për minatorin Shyti, miniera dhe qyteti në zi

Viktima Naim Shyti me të birin

Ditë zie në qytetin e Bulqizës. Minatorët kanë ndalur punën për ti dhënë lamtumirën kolegut të tyre, Naim Shyti, i cili shkurtoi numrin e 700 punonjësve të galerive të nëntokës. Jo vetëm ata, por gjithë banorët kanë qenë pjesë e ceremonisë mortore për babanë e dy fëmijëve që humbi jetën tragjikisht paraditen e së martës nga shpërthimi i gazit. Dje, në territorin e ACR-së asgjë nuk pipëtinte. Gjithçka dukej e shkretë. As administrata nuk është paraqitur në punë. Rojet e sigurisë shprehen se janë të paktën 30 punëtorë që po riparojnë dëmet e shkaktuara shpërthimi i gazit, mirëpo burime të tjera thanë se të gjithë minatorët, përveç mirëmbajtësve, e kanë ndërprerë punën. Një zyrtar lokal i ACR-së tha se kjo ndërprerje e punës lidhet me ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, ndërkohë këtë e hodhi poshtë kryetari i komisionit të grevës, Baki Bajraktari, kur deklaroi se minatorët e kanë ndërprerë punën pardje dhe dje, për të nderuar minatorin që humbi jetën, ndërkohë që hapat e mëtejshëm do të përcaktohen më vonë. Ndryshe nga ditët e tjera, lokalet e qytetit janë zbrazur. Minatorët qëndrojnë te një lokal në dalje të qytetit, aty ku familja Shyti pret e përcjellë të afërmit, qytetarët, politikanët, pushtetarët etj. Luan Nika, njëri nga drejtuesit e protestave tremujore, shprehet me fjalët më të mira për kolegun e tij, Naim Shyti. Ishte një djalë i rrallë, i përkryer. Punonte shumë dhe nuk i ndihej zëri. Ai ka dy djem, 12 e 10 vjeç, ndërkohë babanë e ka shumë të sëmurë prej disa vitesh. Punonte në minierë prej 15 vitesh. Kohët e fundit e caktuan si mirëmbajtës ajrimi. Si të gjithë minatorët e tjerë, e ka ndërtuar jetën me shumë halle. E zënë ngushtë për shkak të të ardhurave të pakta, gruaja e tij punonte ndonjëherë në seleksionim kromi, tregon Nika. Jo vetëm ne minatorët, por i gjithë qyteti i Bulqizës kishte respekt për Naimin. Ndarja e tij nga jeta na ka prekur shumë. Për këto kushte sigurie ai protestoi bashkë me ne për tre muaj. Familja humbi njeriun e saj më të dashur, por edhe ne humbëm kolegun më të mirë.

Gjate ceremonise mortore per minatorin Naim Shyti

Nga lagjja Gjeologu qindra veta janë nisur drejt fshatit të lindjes së Shytit. Në orën 14:00 qyteti është zbrazur nga njerëzit. Dhjetëra makina kanë transportuar nga qyteti drejt Fushë-Bulqizës qindra minatorë, banorë të qytetit, sindikalistë të ardhur nga Tirana, Elbasani, Puka, Mirdita, Mati etj. Fjalën e rastit në ceremoninë e organizuar e mbajti Baki Bajraktari. Në emër të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë i shprehim familjes së Naimit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e djalit të tyre të dashur dhe të shtrenjtë. Ngjarja tragjike e ditës së djeshme, ku humbi jetën shoku, miku, vëllai ynë Naim Shyti, duke lënë dy fëmijë jetimë, do të mbetet i pashlyer në kujtesën tonë pasi ishte e paralajmëruar. Ne sindikalistët minatorë zotohemi para arkivolit me trupin e shokut, mikut dhe vëllait tonë të dashur, Naim Shyti, se nuk do të ndalemi në rrugën e nisur, së bashku për përmirësimin e kushteve të punës në minierë, u shpreh i mallëngjyer Bajraktari pranë arkivolit të Naim Shytit.

Të plagosurit
Shtatë nga të plagosurit e shpërthimit të së martës në nivelin 16-të të minierës së Bulqizës vazhdojnë të marrin mjekimet në spital. Tre prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë në Spitalin Amerikan në Tiranë, tre të tjerë në spitalin e Bulqizës dhe i shtati në spitalin e Burrelit. Në gjendje të mirë ka qenë Astrit Çupi, i cili, sipas mjekëve, nuk ka pasur nevojë të qëndrojë në ambientet e spitalit. Çupi, bashkë me viktimën Shyti, ndodhej në ballë të frontit të punës ku ndodhi shpërthimi. Ai u gjet disa orë më vonë shëndoshë e mirë, ndërsa kolegu i tij kishte ndërruar jetë.

Flet i plagosuri nga shpërthimi
Kujtim Lami: Kompania dhe shteti të rrisin sigurinë

Kujtim Lami në spitalin e Bulqizës

Në katin e dytë të spitalit të Bulqizës po kurohen tre nga tetë minatorët e plagosur paraditen e të mërkurës. Mes tyre është edhe Kujtim Lami. Ai kujton se viktima Naim Shyti e Astrit Çupi kishin marrë si detyrë të matnin sasinë e gazit në galeri dhe të merreshin me ajrimin e këtij fronti. Ata ishin para nesh të paktën 200 metra. Me sa jam në dijeni, po riparonin tubacionin e ajrimit, nga ventilatori për në tubacionin kryesor. Nga shpërthimi i fuqishëm janë hequr armaturat e galerisë, janë shkulur shina. Presioni na detyroi të ktheheshim e të shtriheshim në galeri. Kush qëlloi në fillim, u dogj e dëmtua më shumë. U zvarritëm këmbadoras, derisa erdhën shokët dhe na transportuan për në spital. Minatori Lami thotë se pas kësaj ngjarjeje frika është e madhe. Por, banorët e Bulqizës nuk kanë tjetër burim të ardhurash. Pas kësaj, me siguri kompania dhe shteti do të rrisin masat e sigurisë, ndryshe të tjera ngjarje mund të ndodhin.

PSP: Shpërbleni familjen Shyti
Kryetari i Partisë Social-Punëtore, dega Bulqizë, Kadri Disha, tha se në emër të partisë që drejton, ka ngushëlluar familjen Shyti. Po ashtu, ai tha se i ka dërguar një letër kompanisë ACR, Presidentit Topi e Kryeministrit Berisha. Ne, theksoi Disha, kemi kërkuar që ACR ta shpërblejë familjen Disha me 300 mijë dollarë, si dhe të miratojë për fëmijët e Naim Shytit një pension të posaçëm.

Shpërthimi, RISHM-i nuk e mati gazin
Drejtuesit e Sindi-katës së Minatorëve të Bulqizës fajësojnë specialistët që nuk konstatuan nivelin e lartë të gazit në frontin e punës, ku humbi jetën nga shpërthimi 39-vjeçari Naim Shyti. Sipas tyre, gjatë inspektimit të datës 5 tetor të këtij viti, specialistët e caktuar nga RISHM-i (Reparti i Shpëtim-Minierave) dhe ata të firmës austriake ACR (Albanian Chrome) nuk kryen matjen e gazit, çka solli dhe tragjedinë në thellësitë e minierës. Përfaqësuesit e lartë të Sindikatës thanë dje se ka të ngjarë që RISHM-i nuk e kontrolloi këtë galeri për kushtet e sigurisë. Ata tregojnë një dokument të datës 5 tetor 2011, ku në akt-verifikimin e nënshkruar nga shtatë specialistë të RISHM-it dhe pesë specialistë të ACR-së nuk thuhet asnjë fjalë për këtë front pune, çka ka lënë të nënkuptohet se nuk ka pasur probleme. Për nivelin 16 janë lënë këto detyra: Të mbyllen të gjitha punimet që nuk janë në funksion, të rregullohet disniveli i dyshemesë, të vendosen katrore në nënkatin e parë te gryka e remonteve, të afrohet ventilatori në drejtim të ballit LII-3b për të bërë funksionale skem

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›