E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naum Veqiharxhi, dimensionet e vërteta të ideologut të Rilindjes

Profili i njeriut që kontribuoi për frenimin e helenizimit të Shqipërisë së Jugut
Burrat e Bregut flisnin edhe greqisht e italisht për efekte tregtare
“Himariotet, deri në shekullin e XIX flisnin vetëm shqip”
KONTEKSI HISTORIK
Përgatitjet për të arritur te “viti i mbrapshtë” 1913, kur territore të banuara tërësisht ose pjesërisht nga shqiptarët u lanë jashtë kufijve të shtetit të sapoformuar shqiptar, kishin filluar shumë kohë më parë. Fillimisht u përpiluan, u botuan dhe u shpërndanë disa fjalorë ose glosarë shumëgjuhësh. Bëhet fjalë për glosarin e Kavaliotit (greqisht-vllahisht-shqip), botuar në Venedik më 1770 dhe për fjalorin e Dhanilit të Voskopojës (greqisht-vllahisht-bullgarisht-shqip), botuar më 1802. Qëllimi i tyre ishte nxitja e helenizimit në popullsitë jogreqishtëfolëse të Ballkanit. Shkollat e para greke u hapën në Shqipëri duke nisur që nga shekulli XVI. Numri i tyre u shtua pas mesit të shekullit XVIII, në sajë të veprimtarisë së Kozma Aitolosit, i quajtur Shën Kozmai, i cili besohet të ketë themeluar më shumë se dyqind shkolla greke në territoret shqiptare. Në fillim të shekullit XIX, greko-fanarjoti Aleksandër Ipsilanti (1792-1828), kryetar i “Shoqëria e miqve” (Filiqi Eteria), shoqëri politike greke, e themeluar në Odesë më 1814, për të përgatitur shpërthimin e kryengritjeve kundërosmane të vitit 1921 në Moldavi, Vllahi dhe Greqi, u bënte thirrje ortodoksëve grekë, shqiptarë, bullgarë, rumunë dhe armenë që të ngriheshin kundër turqve në një kryengritje, që do të ngjante më tepër me një kryqëzatë dhe do të synonte formimin e një shteti ortodoks me kufijtë e Perandorisë Bizantine dhe me Kostandinopojën (Stambollin) si kryeqytet. Në këto kryengritje morën pjesë aktive edhe shumë ortodoksë jogreqishtfolës. Në kryengritjen greke pati një pjesëmarrje masive të arvanitëve, ndër të cilët u dalluan veçanërisht Kolokotroni, Karaiskaqi, Laskarina, Bubulina, Kryezinjtë, Boçarët e shumë të tjerë, si edhe shqiptarët, doktor Vangjel Meksi, Vangjel Zhapa etj. Numëroheshin disa mijëra kryengritës shqiptarë në Rumani, që komandoheshin nga ai që do të bëhej ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Naum Panajot Bredhi-Veqilharxhi. Shqiptarë të shumtë të fesë ortodokse morën pjesë në kryengritjet greke dhe në atë rumune, duke shpresuar se në shtetet e lira që do të krijoheshin, do të gëzonin të drejta të barabarta me kombësitë e tjera të Ballkanit. Pas këtyre kryengritjeve, ishin vetëm grekët dhe serbët që arritën të ngrenë shtetet e tyre. “Pas formimit të shtetit grek filluan të fabrikoheshin dhe të përhapeshin teori të ndryshme antishqiptare. Veçanërisht e djallëzuar ishte “teoria pellazgjike”, sipas të cilës shqiptarët dhe grekët kishin origjinë të përbashkët, nga pellazgët, duke arritur kështu në përfundimin se shqiptarët duhej të shkriheshin me grekët” (Historia e popullit shqiptar, II, 2000, f. 105). Pikërisht këtë ka pasur parasysh albanologu i shquar Gustav Meyer, kur i cilëson grekët si “nevojtarë aneksimesh, të cilët e kanë të domosdoshme dogmën për lashtësinë e madhe të çdo fjale shqipe, si mbështetje për teorinë e tyre pellazgjike.” Në këtë kurth u kapën shumë shqiptarë të Jugut, madje edhe arbëreshi i madh De Rada, të cilët mendonin se në këtë mënyrë do të siguronin të paktën miratimin për autoktoninë në trojet e veta, që vihej në dyshim në atë periudhë. Shpikja tjetër, po aq e sofistikuar, ishte “afirmimi i një identiteti të përbashkët në mes grekëve dhe shqiptarëve, vetëm mbi bazën e fesë dhe të kulturës” (N. Clayer, Fillimet e nacionalizmit shqiptar, Tiranë, 2009, f. 165). Bëhej fjalë për ortodoksët shqiptarë që banonin në trojet e tyre në Shqipërinë e Jugut dhe praktikonin fenë e tyre ortodokse, por që predikohej në kisha të varura nga Patrikana Ikumenike e Stambollit, ku shërbenin zakonisht klerikë grekë. Po këta priftërinj luanin edhe rolin e mësuesve në shkolla, ku mësohej vetëm gjuhë greke dhe kulturë greke. Në vazhdën e përpjekjeve për afirmimin e këtij identiteti, mbi bazën e fesë ortodokse dhe të kulturës greke, fillimisht Patrikana dhe më pas shteti grek, edhe pse i sapoformuar, shtuan ndjeshëm numrin e shkollave greke, të cilat u përhapën me shumicë në Shqipërinë e Jugut. Shqiptarët, zyrtarisht nuk njiheshin si popull më vete nga Perandoria Osmane dhe ishin të ndarë në tre grupe të mëdha, sipas përkatësisë fetare. Ata quheshin grekë kur ishin të fesë ortodokse, turq kur ishin të fesë myslimane dhe latinë ata të fesë katolike. Duke venë shenjën e barazimit ndërmjet fesë dhe kombësisë, shqiptarëve u mohohej identiteti i tyre kombëtar. Qëllimi i sundimtarëve osmanë ndaj shqiptarëve, që u kishin shkaktuar aq shqetësime, ishte t’i fanatizonin fetarisht dhe t’i turqizonin kombëtarisht shqiptarët myslimanë, duke i lënë njëkohësisht dorë të lirë kishës greko-fanarjote që të zhvillonte të njëjtën veprimtari në drejtim të helenizimit të shqiptarëve ortodoksë. Ky ka qenë kuadri historik ku duhet vendosur Naum Veqilharxhi, i cili shumë herët kuptoi se shqiptarët, të ndarë, rrezikonin të zhdukeshin si popull e si komb.
LUFTA NË MES SHQIPES DHE GREQISHTES
Me traditën që krijoi Bizanti në shekujt e kaluar, si trashëgues i gjuhës dhe kulturës helene, gjuha greke u bë gjuha e kulturës së Lindjes, po ashtu si latinishtja në Perëndim. Me fillimet e përpjekjeve për shkrimin e gjuhës amtare ndër popujt e ndryshëm të Europës, filluan edhe mosmarrëveshjet midis tyre lidhur me përzgjedhjen dhe mbështetjen në gjuhën dhe kulturën greke apo në gjuhën e kulturën latine. Fillimet e shkrimit të shqipes në Veri me ndihmën e alfabetit latin, duhen kërkuar me krijimin e shtetit të parë të Arbrit, në shek. XII-XIII. Shkrimi i shqipes në Jug njihet se ka filluar në shek. XIV, për t’u shtuar në shek. XVIII, sigurisht me alfabetin grek.
Në këtë periudhë, përpjekjet për gjuhën shqipe bëhen në dy drejtime: E para është shkrimi i shqipes me alfabetin grek, e dyta është përpjekja për të shkruar shqipen me alfabete të posaçme. Pas botimit të gramatikës së U. M. Likut dhe Evstrat Vithkuqarit (1814), me nxitjen e Ali pashë Tepelenës, dhe të gramatikës së Vangjel Meksit (para vitit 1819), mjeku i Ali pashë Tepelenës, me të cilat do të mësohej shqipja në shkolla, dhe veçanërisht, pas shqipërimit të Dhiatës së Re, po nga Vangjel Meksi (1821), në terren u ndeshen dy teza, ajo greke e Fanarit (sipas emrit të lagjes në Stamboll ku ndodhet Patrikana) dhe ajo shqiptare. Përpjekjet për të futur shqipen në kisha, përpjekjet për mësimin e shqipes në shkolla, përpjekjet për botime shqipe, sollën acarime midis kishës greke dhe shqiptarëve. Ishin vitet kur shqiptarët dhe fëmijët e tyre braktisnin në masë shkollat greke dhe, për më tepër, fenë ortodokse. Përballë kësaj situate, grekët përdorën një metodë të re: mësimin e greqishtes me ndihmën e shqipes. Në shërbim të këtij plani u botuan gramatika të greqishtes në gjuhën shqipe, fjalorë greqisht-shqip dhe tekste fetare, ku viheshin përbri e njëjta përmbajtje në dy gjuhë, greqisht dhe shqip, gjithmonë me alfabetin grek. Grekët u tërhoqën paksa. Tashmë, shqipes nuk i mohohej shkrimi, në qoftë se bëhej në favor të greqishtes, për helenizimin, mjafton që shqipja të mos shkruhej me shkronja të posaçme, të provuara më parë nga Todhri dhe Jan Velarai, aq të urryera nga grekët. Por, Naum Veqilharxhi mendonte se sipas këtij plani, vërtet shqipja shkruhej dhe lëvrohej, por ideja e krijimit të kulturës shqiptare nuk realizohej dhe, për më tepër, shqiptarët do të vazhdonin të ishin të ndarë sipas feve, ose më mirë, sipas alfabeteve. Me veprën e tij, Naumi Veqilharxhi do të tejkalonte kështu qëndrimin e Vangjel Meksit dhe Grigor Gjirokastritit, që shqipëruan Dhiatën duke përdorur shkronjat greke. “Me alf

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›