E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos e shoqëro më Molliqajn! Sulmohet me shufra hekuri aktivisti i VV

Aktivisti i Vetëvendosjes, Agron Kabashi, është sulmuar fizikisht me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:35 të mbrëmjes së mërkurës në rrugën ‘Muharrem Fejza’.

Kabashi mësohet se kishte shoqëruar me veturë Sekretarin Organizativ, Dardan Molliqaj, në studiot e Klan Kosovës, për xhirimin e një emisioni.

Pas largimit nga emisioni ai kishte dërguar në shtëpi Dardan Molliqajn dhe ndërsa shkonte në banesën e tij me veturë është goditur me shufra metalike, nga persona ende të paidentifikuar.

Aktivisti i VV mësohet se ka marrë lëndime trupore dhe ka marrë mjekim në Qendrën Emergjente të QKUK’së.

Në njoftimin e saj në faqen zyrtare të fb, VV thotë se këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjeherë Molliqajn.

Kjo tregon se sulmi ka motive politike dhe ëshë sulm ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Policia ka nisur hetimet për rastin ndërsa gjendja shëndetësore e Agronit paraqitet e mirë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›