Serbia i dërgoi Francës dokumente shtesë për Haradinajn
Ministria e Drejtësisë së Serbisë i ka dërguar dy ditë më parë Gjykatës së Apelit në Francë dokumentacionin shtesë në lidhje me kërkesën për ekstradimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Dokumentimi me mbi 100 faqe i është dërguar gjykatës franceze, pa kërkesën e tij ose me iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Ky reagim i autoriteteve serbe erdhi pas vendimit të sotëm të gjykatës franceze për Haradinajn
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter