Mos flisni kot për borxhin e jashtëm
Uhhh, ka të ditur, por ka dhe shumë të paditur që shyqyr kanë mësuar të shkruajnë në kompjuter, se, sa për gabimet e drejtshkrimit, le të mos flasim! O njerëz, nëse nuk dini të lexoni ose dëgjoni, mos ia fusni kot më kot se nuk jemi në pasarela, apo në ndonjë konkurs Miss-i që edhe nëse nuk fole mirë, prapë do fitosh kurorën! Qëndroni realistë. Të gjithë shtetet marrin hua dhe përsa i përket Europës, ato çdo vit marrin nga BE dhe më vjen keq për djalin nga Belgjika, që nuk është i informuar që Belgjika është shteti më borxhli në BE, nisur nga statistikat e saj para dhe gjatë krizës së saj politike. Siç thashë dhe më parë, një shtet që të ndërtohet, duhet kredi dhe deri sot mesa kam parë që në këtë qeveri ka shumë zhvillim në të gjitha fushat, gjë që po flasin gjithë diplomatët evropianë dhe për këtë më vjen me të vërtetë mire. Njerëzit, si në Shqipëri dhe jashtë saj, dine vetëm të sajne vendin e tyre dhe të lavdërojnë vendet e tjera, por duhet të dini që gjithkund në çdo shtet, qoftë Belgjika, Greqia, Anglia, Italia e shume vende kanë problemet e tyre dhe mos i shikoni sot që ndihmohen nga BE, por nëse të gjitha shtetet nuk do merrnin kredi, nuk mund të kishin kurrë këtë mirëqenie që kanë sot, se për të mbajtur një shtet nuk përballohet gjithmonë me Export dhe Import, apo me taksa të paguara, aq me tepër tani që ekonomia botërore ka përmbysur gjithë parashikimet.
Të jemi më pozitivë dhe t’i urojme qeverise shqiptare, suksese të mëtejshme, kushdo që ta marrë vitin e ardhshëm. Kini besim, duroni, besoni, se fitoni!