Arrestohet për krime lufte Radovan Karaxhiç
I shumë kërkuari për krime lufte, Radovan Karaxhiç është arrestuar nga policia nën petkun e një doktori. Zyrtarët serbë kanë publikuar një foto ku Karaxhiç ishte i maskuar me mjekër të bardhe dhe flokë të gjatë të bardhë. Ata thanë se ai kishte liri lëvizje dhe fitonte para nga tregtia e ilaçeve, ndërkohë që nuk dhanë të tjera detaje pasi përveç Karaxhiçit pritet të arrestohen edhe dy të kriminelë të tjerë.
Udhëheqësi i luftës Radovan Karadzic, i akuzuar si organizatori më i madh i krimeve të luftës pas Luftës së dytë Botërore, është arrestuar pas 11 vjet kërkimi.
“Karadzic është lokalizuar dhe arrestuar” – tha presidenti Boris Tadic në një deklaratë shtypi gjë që ka gëzuar boshnjakët të cilët kishin humbur shpresat për kapjen e tij.
Ata kanë dalë mbrëmë natën për të festuar në rrugët e Sarajevos. Ushtarët e Kradzic për 43 muaj rrethimi të Bosnjë Hercegovinës kanë vrarë dhe masakruar 11 mijë persona.
“Unë brohorita dhe zgjova nga gjumi gjithë familjen” – tha Fadil Bico, një boshnjak i cili i është bashkuar turmës që po festonte në rrugë.
Burime nga qeveria serbe njoftuan se Karadzic është arrestuar të Hënën por ka qenë nën vëzhgim që prej disa javësh, pas një sinjalizimi të spiunëve të huaj që ishin vënë në kërkim të tij.
Ai nuk rezistoi. Avokati i tij, Svetozar Vuacic, tha për reporterët se Karadzic është arrestuar të Premten në darkë, duke marrë autobusin në Beograd, por njoftimi është mbajtur i fshehtë për tre ditë.
Fotografia e fundit e marrë e Kradzic mban vitin 1990. Investiguesit kanë ndjekur një proces identifikimi formal, përfshirë testin e ADN-së, para se ta merrnin në pyetje gjatë darkës. Avokati i tij tha se ai kishte po të njëjtën pamje, flokët e lëshuar, pamjen gri, por me peshë më të vogël.
Arrestimi i Karadzic-it ishte një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
Richard Hodblooke, ish- ekspert i luftërave në vitin 1990, e ka përshkruar Kradzicin si Osama Bin Ladenin e Europës, një arkitekt i vërtetë i vrasjeve masive.
Karadzic është akuzuar sëbashku me komandantin e tij, gjeneral Ratko Mladic, për genocid në Srebrenica, ku 8000 djem boshnjakë janë keqtrajtuar dhe vrarë, e më pas varrosur në varre masivë në Qershor të vitit 1995.
“Arrestimi i Radovan Karadzic konfirmon faktin se çdo kriminel do të përballet me drejtësinë” – tha Munira Duasic, shefe e shoqatës së grave pa burra në Srebrenicë.
“Shpresoj se njerëzit të cilët nuk kanë treguar të vërtetën për shkak të Karadzicit do të na thonë vendndodhjen e varreve masivë dhe të vërtetën për njerëzit tanë të dashur” – tha ajo.
Arrestimi u be në prag të një takimi të Ministrave të jashtëm të BE-së ku do të diskutohen marrëdhëniet e Beogradit me perëndimin.
“Kjo provon fillimin e një qeverie të re serbe e cila pati një bashkëpunim të plotë me ICTY (Gjykatën Kriminale Ndërkombëtare për Ish - Jugosllavinë). Kjo gjë është shumë e rëndësishme për aspiratat e Serbisë në Europë” – tha Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.
Sekretari i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon lavdëroi autoritetet serbe për “këtë hap deçiziv kundra krimit”.
“Ky është një moment historik për të afërmit e viktimave të cilët kanë 13 vjet që po presin drejtësinë” – tha ai në një deklaratë për shtyp.
Disa zyrtarë thanë se presin që Karadzic të drejtohet në Hagë, por burime nga gjykata e lartë thonë se ai mund të qëndrojë në vend për të paktën 3 ditë derisa të bëhen procedurat e ekstradimit.
Karadzic shihet nga nacionalistët si shpëtimtar i kombit i cili u ndoq nga rrëzimi i Jugosllavisë.
Vendi i fshehjes së Karadzic ka qenë një subjekt i vazhdueshëm i spekulimeve që në vitin kur ai vendosi të jetonte nën tokë në vitin 1997.
“Perëndimi ka menduar se Beogradi do ta ndalonte kërkimin e tij, por qeveria e re është bindur duke e sjellë atë para drejtësisë. Origjina e Karadzic
Karadzic ka lindur në 19 qershor, 1945 në një fshat të vogël të Malit të Zi dhe është rritur në varfëri nga prindërit e tij të cilët kundërshtuarn rregullin komunist të presidentit Jugosllav Josip Broz Tito. Babai i tij ishte një luftëtar nacionalist serb dhe ishte në kërkim nga luftëtarët e Titos të cilët afër luftës së dytë botërore e burgosën
Si i ri, Karadzic shkoi në kryeqytetin Boshnjak, Sarajeve, dhe u diploma si psikiatër i specializuar për neurologji dhe depresion. Ai u bë edhe pjesmarrës i klubit të futbollit në Sarajeve.
Ai publikoi poezi dhe jetoi mirë në këtë qytet por asnjëherë nuk u pranua nga elita elektuale dhe shkrimtarët e mëdhenj.
Kur Jugosllavia multi – etnike filloi të përçahej në fund të viteve 1980 pas vdekjes së Titos, trozavaçi Slobodan Milosevic filli të bënte një fushatë sensibilizuese për nacionalizëm midis Serbëve. Në këtë kohë Karadzic ishte një nga akademikët i cili shkroi për krijimin e një Serbie të Madhe.
Njerëzit e Milosevicit e zgjodhën atë për të udhëhequr një Parti të Re Demoraktike në Bosnjë (SDS). U mendua që ai të ishte përkohësisht në krye të kësaj partie por për shkak të fuqisë së tij si lider ai vazhdoi të ishte në krye të saj. Ndërkohë që Yugosllavia po shkonte drejt shkatërrimit, partia e Karadzic-it ndihmoi ushtrinë serbe të kalonte në Bosnjë dhe vendosi rajone autonome me ndihmonin e ushtrisë dhe policisë Jugosllave.
Në prag të luftës në vitin 1992, Karadzic kundërshtoi planet për shpalljen e Bosnjës shtet sovran. Kjo do të udhëhiqte vendin drejt ferrit dhe ndoshta “do të zhdukte njerëzit myslymanë, pasi Muslumanët nuk mund të mbrojnë veten në luftë” – tha ai.
Lufta erdhi dhe forcat Serbo Boshnjake të ndihmuar nga Jugosllavia përfshinë 70% të Bosnjës, duke vrarë e masakruar shumë njerëz që gjenin përpara. Metodat e tyre nxitën pakënaqësi dhe në vitin 1944 Karadzic filloi të humbë mbështetjen.
Milosevic, i cili vdiq në qelitë e Hagës në Mars të vitit 2006 i akuzuar për gjenocid, ka thënë se në luftën e Bosnjës ai ka përdorur Karadzicin si njeriun kryesor.
Por kur trupat e NATO-s filluan të kapnin kriminelët e luftës në vitin 1997, Karadzic nuk mund të ishte i sigurtë dhe vendosi të fshihet.
Thuhej se ai ka kaluar vitet e fundit në Bosnjën lindore ku edhe ndikimi serb ishte shumë i madh. Por lajme të tjera, të pakonfirmuara asnjëherë thonë se ai u zbua nga ky vend.
Në verën e vitit 2000 mendohet që ai të jetë vendosur në Beograd. Në Maj të vitit 2005, gruaja e tij, tre vllezër dhe dy motra u mblodhën në Mal të Zi të digjnin trupin e nënës së tij, dhe thuhet se në këtë ceremoni ka marrë pjesë i maskuar edhe Karadzic.
Në 11 qershor, 2004, nën presionin e madh ndërkombëtar, qeveria Bosnje Serbe bëri të ditur se Serbia ka masakruar mijëra myslymanë të Srebrenicës, pas urdhrit të Karadzicit.