E Martë, 3 Nëntor 2026

Mos konstituimi i Kuvendit, Kurti: Sulm brenda institucional

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti akuzoi opozitën, duke thënë se: “Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë”.

Kurti e cilësoi këtë veprim si një “sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike”, ndërsa theksoi se një situatë e tillë është “e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë”.

“Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, përfundoi kreu i VV-së.

/a.f/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›