E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Mos më ofendo!”/ Ia dha paratë familjes së gruas, babai i ashpër me djalin: Je budalla, do rrahur!

Argjiri thotë në hyrje të rubrikës së “Shihemi në Gjyq” se ka punuar për 35 vjet në Greqi, por sot është pa shtëpi, pa familje e fëmijë. Ai ka thirrur babain, Islamin në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, për të cilin thotë se e ofendon. Në insertin e tij, Islami shprehet se ndihet i vetmuar dhe flet vetëm me televizorin e Facebook-un. Në studio, përballja e tyre nuk është e lehtë.

Argjir: Babai më ofendon në sy të njerëzve! Në lokal, në tavernë, më ofendon, je budalla më thotë!

Islam: Ore palaço, kujt ia thua ti ato gjëra!

Argjir: Ty ore po të them, unë s’të ofendoj, pse më ofendon?

Islam: Mua më keni lënë vetëm, pa njeri fare!

Argjir: Pse më ofendon mua?

Islam: Të rri vetëm me Facebook e me televizorin, me derrin!

Argjir: Po mirë, po pse më ofendon mua, çfarë të bëj unë?

Islam: Jo do ofenduar, por ti do rrahur me ato që ke bërë!

Argjir: Pse do të më rrahësh?

Islam: I ke dhënë tjetrit 50 mijë euro e vjen vërdallë, më bie mua këtu! Për çfarë më bie mua këtu?

Argjir: Mos më ofendo mua, pse të më ofendosh?

Islam: Ti do rrahur po të them, jo ofenduar!

Argjir: S’të kam bërë gjë!

Islam: Po mua s’më keni ofenduar që më keni lënë vetëm atje?

Argjir: Po vetëm çfarë të bëj, jam në emigrim.

Islam: Je në emigrim, por duhet t’i hedhësh sytë edhe prapa! Më jep lekë! Ua dhe atyre, ke marrë lekë edhe nga mua! Pse s’më the mua kështu-kështu, mos të të lija të bije në atë gabim që ke bërë!

Për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur që ka shkaktuar probleme mes babë e bir, Argjiri kthehet në vitin 2000 kur kunati, Ruzhdiu, i kërkon hua 800 mijë dhrahmi. Ai e dinte që Argjiri dhe bashkëshortja e kishin këtë shumë sepse llogaria bankare e çiftit ishte e përbashkët. Në vitin 2001, ia kthen paratë, por në euro duke rezultuar në humbje.

Në vitin 2002, kunati dhe daja i gruas, Rapushi, shkojnë dhe i kërkojnë 50 mijë euro. Rapushi synonte të hapte një fabrikë mielli në Elbasan dhe i premton se do t’ia kthente paratë pas tre muajsh. Argjiri ia transferon përmes bankës dhe pas një viti, Rapushi i kthen 35 mijë euro në dorë.

Me këto para, çifti vendos të blejë një tokë në Durrës dhe i lënë një prokurë Ruzhdiut, por rezulton se ai ka vendosur edhe emrin e tij te dokumentacioni i pronës. Pikërisht kjo situatë e ka nxehur Islamin me të birin dhe ai nuk resht së fyeri djalin për veprimet që ka ndërmarrë. Sipas Islamit, e gjitha është vepër e nuses dhe familjes së saj.

Islam: Si ka mundësi që ti i ke paguar tokën atij? Pse mos të vinte në Durrës ai? Do të vinte ai se pa para ka ardhur, paratë janë të tuat!

Argjir: Çfarë të bëj unë?

Islam: Ku e ke gruan që s’vjen gruaja të rrijë me ty?

Argjir: ǒt’i bëj gruas? T’ia bënte motrës?

Islam: Ti i ke dhënë vëllait të saj, por ajo e ka bërë bashkë me dajën, nipin.

Argjir: Vëllai i gruas?

Islam: Merru paratë ore se të kanë bërë budalla me pahir ty ata!

Argjir: Mos më thuaj budalla, mos më ofendo përsëri o babi!

Islam: Dëgjon çfarë them unë, të kanë bërë budalla me pahir!

Argjir: Mos më thuaj budalla!

Islam: 50 mijë euro ai i marrka me bankë dhe ty t’i ktheka dorazi!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›