Rama ndan videon satirike “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar ku ironizon drejtuesit e opozitës.
Rama e ka cilësuar Teatrin e Kukullave të së dielës këtë serial humori me personazhe të politikës në vend nën titullin “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”.
“Teatri i Kukullave të së dielës mbyll sezonin në pritje të heqjes së NON GRATËS. Shihemi pas katër vjetësh’, shkruan Rama.Në video bëhet fjalë për një skenar satirik dhe ironik të tre opozitarëve, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryetarin e Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj si edhe drejtuesit politik të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ndërsa diskutohet për lobimin 6 milionë dollarë për heqjen e “non gratës”.
/m.m/j.p/