E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Mos xhiro gomat…”, si u plagos në Mamurras 50-vjeçari i sapokthyer nga Anglia

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, më 17 dhjetor, në Mamurras, ku një person mbeti i plagosur me armë.

Sipas burimeve të Klan Neës, i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia, dhe ka patur një konflikt të castit me autorin e ngjarjes, i cili tashmë është identifikuar nga policia.

Gazetari Martin Marku raportn se aktualisht po kryhen kontrolle për kapjen e autorit të plagosjes.

Si ndodhi sherri?

Sipas të dhënave itë deritanishme, i plagosuri i kishte kërkuar autorit që të lëvizte me kujdes dhe mos të xhironte gomat.

Por pas kësaj, i riu është përgjigjur me të shtëna duke qëlluar dy herë me pistoletë ku njëri nga plumbat i kapi krahun 50-vjeçarit me inicialet P.M, i cili po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë. Për fat të mirë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›