Mosdeklarimi i prokurorisë, 40 zyrtarë në Kosovë paditen në prokurori
Kosovë- E përditshmja në Kosovë, ‘Zëri’, raporton sot se rreth 40 raste të mosdeklarimit të pasurisë janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit nga Agjencioni Kundër Korrupsion(AKK).
Sipas gazetës edne nuk dihet ende se a ka ndonjë hetim për deklarim të rrejshëm ose dyshim për korrupsion.
Janë dërguar në Prokurori të Shtetit afër 40 raste të mosdeklarimit të pasurisë. Ndërsa sa i përket deklarimit të rrejshëm ende nuk kemi publikuar emra, hetimet mund të ? llojnë pas publikimit të emrave,- është përgjigjur shkurt Hasan Preteni për ‘Zërin’.
‘Zëri’ shkruan se përveç Berat Buzhalës dhe Astrit Haraqisë që tashmë dihen se nuk e kanë deklaruar pasurinë, nuk dihen zyrtarët e tjerë publikë që nuk e kanë deklaruar pasi që për një gjë të tillë nuk ka treguar as Preteni. Imer Beka, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka pranuar se këto lëndë kanë shkuar në Prokurorinë e Shtetit dhe sipas tij ato janë duke u shqyrtuar.
Ndërsa me gjithë insistimin, redaksia nuk ka arritur të kontaktojë me zyrtarët e Prokurorisë së Shtetit përfshirë edhe kryeprokurorin Ismet Kabashi për të marrë informata të detajuara për raste të tilla.